Shtrëngime duarsh dhe mungesa maskash në takimet elektorale kanë bërë që në skuadrën elektorale të Rafaello Fitto-s të ketë një numër të madh të infektuarish dhe frikë në personat të cilët e takuan atë ditët e fundit.
Në një kohë kur qeveria italiane prej muajsh bën thirrje për ruajtjen e masave dhe distancimit social, për të shmangur rikthimin e masave izoluese, një masë e tillë nuk është respektuar nga eksponentët e Qendrës së Djathtë në Rajonin e Puglias.
Rafaello Fitto kandidati për gurvernatorin e Puglias dhe grupi i tij gjatë fushatës elektorale për guvernatorin dhe kreun e bashkisë, shfaqen pa maska dhe masa të tjera mbrojtëse, duke shtrënguar duart me simpatizantë.
Sjellje e cila i ka kushtuar infektimin me Covid-19 vetë Fittos dhe bashkëshortes së tij, njoftimin për të cilin e dha vetë ai nëpërmjet një postimi në Facebook.
Infektimi i Fittos ngre shumë pikëpyetje në lidhje me shëndetin e të gjithë atyre personave të pranishëm në fjalimin e tij pas zgjedhjeve, politikanë, kandidatë, staf, gazetarë që ndoqën konferencat e fundit për shtyp, sipërmarrës dhe administratorë lokalë të cilët po ashtu mund të jenë infektuar.
Rafaelle Fito kandidati i Qendrës së Djathtë për Guvernatorin e Puglias shënoi humbje në zgjedhjet e mbajtura fundjavën e kaluar duke i dhënë një fitore historike Qendrës së Majtë, akuzoi edhe Mateo Salvinin për shenjestrimin e tij si humbes.
Komente










