BRUKSEL - Takimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të mbahet më 6 shkurt në Bruksel. Kjo është konfirmuar sot nga zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, në këtë takim nuk pritet ndonjë marrëveshje, por qëllimi është që në mënyrë simbolike të fuqizohet dialogu i cili po zhvillohet në rang të kryeministrave dhe të grupeve të ekspertëve.

Ndërkohë që raundi i ri i dialogut të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç është caktuar të mbahet më datë 18 shkurt në kabinetin e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimin Europian Catherine Ashton.

Mësohet se tema kryesore e takimit të 5-të Thaçi-Daçiç do të jetë diskutimi për veriun e Kosovës.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)