Takimet Muzikore të Dy Botëve,nis
festivali ndërkombëtar në Berat

Takimet Muzikore të Dy Botëve,nis<br />festivali ndërkombëtar në Berat
Festivali Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” vjen për hetë të 8 në vendin tonë e mundësuar nga Organizata Franko-Shqiptare “ARGJIRO”. Këtë vit, festivali do të zhvillohet në Muzeun Onufri të Beratit dhe ka si qellim ekspozimin e vlerave monumentale dhe kulturore të këtij qyteti. Edicioni i këtij viti sjell ka si vecanti, ndërthurjen e muzikës klasike me atë bizantine, por pjesë e këtij festivali janë bërë edhe piktura dhe ikona me famë botëror. 

Festivali vjen me moton “Tu japim jetë monumenteve” për të rritur bashkepunimin për mbrotjen e monumenteve. “Sot është nata e parë e edicionit të tetë të festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy botëve". Në muzeun historik Onufri ishte një natë me të vërtetë tepër interesante, publiku ishte goxha i zgjedhur dhe mbeti shumë i kënaqur”, deklaroi, Ilda Mara Drejtoreshë ekzekutive e organizatës franko-shqiptare, “ARGJIRO”

berat takime muzikore
























Në natën e parë të tij në Berat, në festival ka interpretuar ansambli “Salzburger Saitnklang” nga Austria me muzikë baroke.  “Mendoj se Shqipëri është një vend shumë interesant dhe i bukur. Këtë na e tregoi edhe Berati sonte. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam i sigurtë që do të përjetojmë edhe më shumë emocione” deklaroi Wilfried Scharf, artisti i ansamblit Salzburger Saitnklang.


Edicioni i tetë që do të zhvillohet në disa skena, pas Beratit ai do të vijojë ne Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe në Kishën Franceskane në Shkodër.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital