TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu pati një darkë të gjatë familjare me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dy netë më parë. Diplomati amerikan, i shoqëruar nga bashkëshortja zbriti rreth orës 19.00 të të premtes nga makina, poshtë pallatit ku banon prej vitesh Lulzim Basha. Çifti amerikan u prit nga kryebashkiaku Basha për disa minuta në një lokal në katin e parë të kullës numër dy pas stadiumit “Qemal Stafa” dhe më pas miqtë dhe mikpritësi u ngjitën në apartamentin e çiftit Basha.
Ambasadori Arvizu dhe bashkëshortja u panë të largohen nga apartamenti rreth orës 23.15, përcjellë nga çifti Basha. Arvizu nuk është i pari ambasador amerikan që viziton Lulzim Bashën në shtëpi. Banorët mbajnë mend ish-ambasadoren amerikane Marcie Ries, që vinte për darkë në apartamentin e çiftit Basha, sidomos në fund të vitit 2006, kur ai në cilësinë e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, firmosi kontratën për ndërtimin pa projekt dhe faturë të segmentit Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës, marrë përsipër nga konsorciumi armerikano-turk “Bechtel-Enka”. Kjo është hera e parë që ambasadori Arvizu darkon në shtëpinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, që prej ardhjes së tij në këtë post. Pas vrasjes së katër protestueve në 21 janar nga garda e republikës në sheshin para kryeministrisë, plagosjes së dhjetra të tjerëve dhe dhunës ndaj shtetasve paqësorë nga ana e Policisë së Shtetit, ambasadori Arvizu, shprehu përkrahjen për kryeministrin duke e quajtur “burrë shteti”, ndërsa falenderoi edhe uniformat blu, ministër i të cilave, si dhe gardës, ishte Lulzim Basha.
Gati një vit më parë, z.Arvizu ishte i pranishëm në numërimin dramatik të votave të njësisë numër 5 në Tiranë, ku ish-kryetari i bashkisë, Edi Rama doli në avantazh me 10 vota ndaj rivalit basha, dhe ishte “përveshja e mëngëve” të këmishës dhe qëndrimi në sallën e sportit, që i dha fund bllokimit të procesit të numërimit të votave. Por më pas, fituesi u vendos në kolegjin Zgjedhor, duke llogaritur edhe votat e “hedhura gabim”. Më parë, Arvizu dhe Basha janë takuar disa herë nëpër kafenetë e ish-Bllokut në Tiranë, vend i preferuar për bisedat e diplomatit amerikan me përfaqësues të politikës shqiptare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com