Takimi Basha- Mogherini
Berisha: Një fitore historike

Takimi Basha- Mogherini<br />Berisha: Një fitore historike
Ish- kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar takimin Basha- Mogerini si një fitore historike.
 
Në një status në Facebook Berisha shkruan se pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës për të penguar që ky takim të zhvillohej ai u zhvilluar. 

Arsyeja kryesore se përse ky takim është zhvilluar sipas Berishës është  sepse Basha tashmë nuk është vetëm një përfaqësues i PD apo opozitës, por i votës së lirë, shpresës por edhe lëvizjes popullore masive.
 
Ai e ka konsideruar “çadrën e lirisë” ku po zhvillohet protesta e PD si një rreze shprese që po lind.
 
 
 
Statusi i plotë i Berishës
Nje fitore historike e popullit te lirise!
 
Te dashur miq, takimi i Perfaqesues se Larte te BE per Çeshtjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Frederica Mogerini me kryetarin e opozites Basha eshte takim me Çadren e Lirise, eshte fitore historike e popullit te lirise dhe pushtetit te tij qe po lind!
 
Zhvilimi i ketij takim shenon gjithashtu deshtimin e plote te perpjekjeve te jashtezakonshme e primitive te Edvin Kristaq Rames, i cili nuk la gur pa levizur per te deshtuar kete takim dhe per te "izoluar"/"ndryre"Lulzim Bashen te vetmuar ne çader siç ishte betuar ai keto kohe bashkepunetorve te tij me te afert duke skermitur dhembet dhjetra here ne dite!
 
Takimi eshte historik sepse nuk u zhvillua thjesht me liderin e opozites por se u zhvillua pikerisht per ato shkaqet qe Edi Rama donte qe kurre te mos zhvillohej.
 
Ai u zhillua sepse Lulzim Basha tashme nuk perfaqeson vetem PD, nuk perfqeson vetem opoziten, por perfaqeson levizjen masive popullore te 18 shkurtit, levizjen e votes se lire, shpreses dhe besimit te shqiptareve tek vetja, e ardhmja dhe vendi i tyre!
 
Duke pershendetur perzemersisht kete takim me duhet t'i them piktorit deshtak se Çadra e Lirise dhe qeveria me maske te zeze karshi saj, jane realisht dy bote; njera qe po lind e qe rrezaton shprese dhe besim, jo vetem ne çdo skaj e qoshe qe vendit qe Rama e shnderroi ne Kolumbi te Europes, por dhe ne metropolet e medha te Europes dhe Botes; Kurse tjetra qe po rrokulliset me shpejtesi jo drejt arkivave por ne koshin e plehrave te historise.
 
Prandaj Edvin beje gati vendin e azilit! Mos u tmerro. Mbaje shenim! Nuk ke pare gje akoma! Ky eshte vetem fillimi! Sb  

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë