Takimi historik i dy liderëve koreanë, ja si e komenton Erdogan
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur samitin historik të Koreve, duke njoftuar se ai do të bisedojë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, mbi çështjen e vizitës së tij të 2 majit
Presidenti turk, Erdogan
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur samitin historik të Koreve, duke njoftuar se ai do të bisedojë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, mbi çështjen e vizitës së tij të 2 majit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Unë përshëndes takimin në Panmunjom midis presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Unë do të trajtoj këtë çështje të rëndësishme me presidentin Moon gjatë vizitës sime të ardhshme në Seul më 2 maj”, ka theksuar presidenti Erdoğan, në një postim në llogarinë e tij personale në twitter.
Presidenti turk poashtu tha se ai mbështeti hapin “historik” në lidhje me denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe shprehu shpresë se kjo do të ishte e suksesshme. Sipas raportimeve të mediave lokale, krerët e dy Koreve sot ranë dakord për një “denuklearizim të plotë” dhe paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean.
Marrëveshja pasoi me një samit historik dypalësh midis presidentit të Koresë së Jugut dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në Zonën e Përbashkët të Sigurisë së Panmunjom-it në Jug.
“Të dy liderët solemnisht deklaruan se nuk do të ketë luftë në Gadishullin Korean dhe se ka ardhur një epokë e re e paqes”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët pas samitit.
Ata poashtu riafirmuan marrëveshjen e mëparshme të të dy vendeve për “një Gadishull Korean të lirë nga armët bërthamore përmes denuklearizimit të plotë”.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
18 Nëntor, 08:30
-
Kim Jong Un urdhëron prodhim masiv të dronëve
15 Nëntor, 15:36
-
Lideri koreanoverior urdhëron 'prodhim masiv' të dronëve sulmues
15 Nëntor, 08:17
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Seuli kritikon Moskën për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Phenianin
25 Tetor, 09:29
-
Kim Jong Un viziton bazat raketore: Arsenali bërthamor i SHBA-së paraqet kërcënim për ne
23 Tetor, 09:14
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor, 17:33
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37