Takimi i 27 shkurtit për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç pozitiv për negociatat? Të bëjmë hapa të mëdhenj përpara

Takimi i 27 shkurtit për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç pozitiv për negociatat? Të bëjmë hapa të mëdhenj përpara

Aleksandër Vuçiç

Takimi i 27 shkurtit po afron ku në Bruksel pritet të dalin përballë njëri-tjetrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi. 

Ndërmjetësuesit evropianë, Josep Borell e Miroslav Lajçak, kanë dhënë fjalë të mëdha për takimin, duke e quajtur si historik.

Mediat e Kosovës rikthejnë në vëmendje deklaratën e Vuçiç dy ditë para takimit në Bruksel. Në një postim në Instagram Vuçiçi shkroi se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti. Në shkrimin e tij, kreu i shtetit serb duket pozitiv për hapat më pas. 

“Ne duhet të ruajmë paqen, stabilitetin dhe të bëjmë hapa të mëdhenj përpara.” – shkroi Vuçiç në Instagramin e tij.

Kujtojmë se bisedimet për Kosovën priten të zhvillohen më 27 shkurt në Bruksel. Pak ditë më parë janë publikuar pikat e marrëveshjes për dialogun Kosovë-Serbi ndërsa nuk flitet për njohje reciproke. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Lajçak për bisedat mes Kurtit e Vuçiçit: Të dy liderët duhet të respektojnë njëri-tjetrin, në takimet e fundit ka pasur atmosferë respekti

1677175359_Screenshot5.jpg

I dërguari i special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimet mes kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq kanë qenë të vështira.

Megjithatë, në një intervistë për mediat e huaja,  Lajçak ka thënë se në takimet e fundit atmosfera ka qenë respektuese.

“Të dy liderët e dijnë që kjo është një detyrë e vështirë, me sfida dhe përgjegjësi. Kështu që, natyrisht, të dy janë duke luftuar për interesat e tyre. Po më duhet të them gjithashtu se, në takimet e fundit posaçërsisht, kemi pasur atmosferë respekti (mes palëve). Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit, në një dhomë, kështu që mund të imagjinoni se është shumë e hapur.” – tha ai.

Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit, në një dhomë, kështu që mund të imagjinoni se është shumë e hapur.” – tha ai.

Lajçak u pyet gjithashtu edhe për marrëdhënien e Kurtit me Vuçiç dhe si mund të përmirësohet në të ardhmen, por Lajçak thotë se shoqëria është një kategori shumë e veçantë, gjithësesi të dy liderë  duhet të tregojnë respekt ndaj tjetrit, edhe në deklarata publike.

“Nuk mund ta forcosh një shoqëri. Çka është e rëndësishme në të vërtetë, është se ata respektojnë njëri-tjetrit. Dhe se ata tregojnë këtë respekt të njëri-tjetri. Sidomos, në deklarata publike, mendoj se ka vend për përmirësim.” – tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë