Takimi i Bashës me komisioneren, Ndreca: Qëndrimi i Ramës i drejtë! Çdo komunikim me një nga palët ndërhyrje në fushatë! Analisti Karaj: Çudi reagimi i kryeministrit

Kandididati i PS në Tiranë Plarent Ndreca, në një intervistë për emisionin "Repolitix" në Report Tv ka komentuar bisedat e kreut të PD Lulzim Basha me Komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë, Mariya Gabriel, çka solli dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili i kërkoi llogari Brukselit për ndërhyrje në fushatë.

Ndreca tha se reagimi i Ramës ishte i drejtë, ndërsa theksoi se çdo komunikim apo shprehje publike me një nga palët është ndërhyrje në një fushatë elektorale.

“Ajo është anëtare e partive popullore. Po përpiqesha ta shikoja si një hapësirë për ta justifikuar se ndoshta ka qenë një bisedë si anëtare e partive popullore. Çdo komunikim apo shprehje publike me një nga palët është ndërhyrje në një fushatë elektorale. E shikoj të drejtë qëndrimin e Ramës. Ka të bëjë me një sjellje të një funksionari të BE. Besoj se do të ketë një reagim publik për këtë gjë.

Them të merremi me thelbin. Ideja e asaj që ka thënë Rama është korrekte ka kërkuar shpjegim nëse është ndërhyrë apo është diçka tjetër. Deklarata e Ramës për amerikën nuk është e njëjta gjë sepse ne s’kemi ndikim te SHBA siç ka ajo te ne. PS ska pse të përdorë asnjë lloj organizimi të dikujt tjetër për fushatë”, tha Ndreca.

Lidhur me qëndrimin e Ramës ka pasur edhe zëra kundër. Një prej tyre ishte kryetari i LDSH Myslim Murrizi.

 “Biseda me kamer të hapur. Nëse keni koncept tjetër. Nëse nesër presidenti i Kinës më hap telefonin dhe unë i prezantoj programin e partisë time dhe ishalla më votojnë mua këto kinezët e tregut. Fushata ska filluar ende. E di si e komentoj deklaratën e Ramës, o ju burra të Brukselit keni mend se këta po punojnë kundra meje”, tha Murrizi.

Analisti Leonard Karaj thotë se më shumë është çudtitur nga reagimi i kryeministrit Rama.

“Mua më bën çudi në këtë debat reagimi i Ramës. Imagjino sikur diçka ta bënte dhe Basha ju do ti ishit vërshuar bashës. Basha mund ta përdorë një platformë edhe për të shpjeguar një program të vetin. Hataja është reagim ii Ramës se ka qenë vetë Rama i cili tani bën moral dhe para ca kohësh ka bërë amoralistin. Më parë doli e tha nëse amerikanët votojnë trumpin ky do jetë shkatërrimi i botës”, tha Karaj.

Paraditen e sotme Basha e shiti një event sikur të ishte i tij ku pretendoi se kishte ftuar edhe komisioneren e BE-së që të merrte pjesë në prezantimi e programit të tij për arsimin. Por e vërteta qëndron ndryshe dhe këtë e sqaroi zyra e shtypit e Komisionit Evropian në Bruksel, pas kërkesës së kryeministrit  i cili tha se BE duhet të sqarojë nëse ka të drejtë të përfshihet apo jo në fushata elektorale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppp: 24/03/2021 06:27

    Me falni po ajo qe beri rama ne prag te zgjedhjeve ne maqedoni cfar ishte?

    Përgjigju
  • Eri: 23/03/2021 22:23

    Sa i peshtire je.shume partiak dhe per moshen qe ke dukesh mjeshter i lolipopit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj