Në hapjen e takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me ata të vendeve kandidate në Vjenë është diskutuar edhe çështja e rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, tha se diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara.
Ne besojmë se kjo është shumë e gabuar prandaj jemi shumë skeptikë. Një rishikim territoresh do të hapte plagë të vjetra.
![]()
Heiko Maas, ministër
Kundër kanë qënë edhe ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Luksemburgut.
Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, u shpreh se ndryshimet e kufijve gjithnjë kanë krijuar probleme të reja dhe ska pse ky rast të jetë ndryshme. Ndërsa ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn dhe ai i Finladës, Timo Soini, njëzëri thanë se një shkëmbim i mundshëm mund të ketë ndikim negativ për vendet e tjera të rajonit.
Ndërkohë më herët edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli është shprehur qartë kundër çdo ndryshimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.
/Shqiptarja.comPër mua është qesharake të flasësh për kufij këto ditë.
Behxhet Pacolli, ministër
Komente

