TIRANE - President i Komunitetit Sant’Egidio, Marco Impagliazzo, në një intervistë për A1 Report ka folur rreth arsyeve që e shtynë të caktonte Shqipërinë si vendin ku do të zhvillohet takimi i 28 Ndërkombëtar i Paqes. Në takimi që do të zhvillohet në datat 6-7-8 shtator 2015 parashikohet që të marrin pjesë përfaqësues nga 60 vende të botës tregon Impagliazzo i cili vlerëson se duhet theksuar rëndësia e Shqipërisë për bashkëjetesën vëllazërore.

Pse keni zgjedhur Shqipërinë për të mbajtur këtë konferencë?
Edhe Papa Francesku ka ardhur këtu, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës këtu në Shqipëri mes feve të ndryshme mes besimeve të ndryshme. Edhe vizita ka vajtur shumë mirë, dhe për këtë arsye duhet të theksojmë këtë mesazh që është dhënë nga Papa Françesku, duke theksuar rëndësinë e Shqipërisë për bashkëjetesën vllazërore. 

Sa vende do të marrin pjesë në këtë aktivitet dhe cili është roli juaj?
Parashikojmë që do të vijnë nga 60 vende të ndryshme të botës, jo vetëm nga evropa por nga Azia, Afrika dhe të tjera. Komuniteti Sant Egjidio ka 28 vjet, që po merret me organizimin e këtij aktiviteti. Mendojmë që prania e këtyre njerëzve do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për aktivitetin por edhe për mesazhin që do jepet për bashkëjetesën dhe tolerancën.

Kush do të jetë mesazhi që do të jepet kur terrorizmi ka opreku edhe Europën?
Dy mesazhe do të jenë me shumë rëndësi, e para është që ne do jemi në Tiranë për të vijuar këtë ecje që ka filluar prej kohësh, duke forcuar atë. Mesazhi i dytë do të jetë fakti që dhuna dhe terrori nuk mund të jenë fjalët e fundit për njerzimin, por ato duhen përjashtuar per të krijuar një klimë tolerance dhe paqeje.

Çfarë faze janë përgatitjet?
Ka disa muaj që punojmë për këtë takim, dhe kemi gjetur një bashkëpunim të shkëlqyer me Kishën Katolike dhe Ortodokse dhe qeveria shqiptare, për ne ka shumë rëndësi përfshirja e shumë aktorve të ndryshëm, duke menduar se titulli i aktiviteti do të jetë "Paqja është gjithmonë e mundur". Përgatitjet po mbarojnë tashmë jemi në fazën e fundit, po presim përgjigjet e fundit në lidhje me ftesat e dërguara.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)