Nga Uashingtoni ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shkuar direkt në selinë e PD për t'i përcjellë kreut të PD Lulzim Basha diskutimet që ka pasur në SHBA me shefat e saj në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë pasi i kishte informuar për zhvillimit politike në Shqipëri.

Kim shprehu mbështetjen e plotë për PD, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë ashtu sikurse ka qenë kur kjo parti mori pushtetin për herë të parë. Ambasadorja shtoi se shpreson që të vijojnë të punojnë bashkë edhe kur partia të vijë në pushtet përsëri, ndërsa tha se "demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon”.

Mesazhet ishin të prera e të qarta edhe për zhvillimet e fundit në selinë blu pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, që janë shoqëruar me shumë "trrazira" brenda partisë. Duke iu drejtuar demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin, Kim, deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa prerazi tha se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim", pasi nuk e bëjnë dot një gjë të tillë sepse populli shqiptar tha ajo, e di që SHBA-në e ka pasur gjithmonë në krah edhe kur e gjithë bota donte ta "shfaroste". Duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe ajo që të ecë përpara, tha ambasadorja.

Ky është takimi i parë i Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, liderin historik të saj Sali Berishën, me kërkesë të ambasadores. Pas këtij vendimi që ka sjellë përçarje brenda partisë, Berisha ka nisur aksion politik  kundër Bashës dhe kërkon të mbledhë edhe 1500 firma të Kuvendit Kombëtar për referendum brenda partisë për zhbërjen e vendimit të kreut demokrat për përjashtimin e tij nga PD. Nga aksioni politik Berisha pranoi se ka dosje për shpalljen e tij "Non Grata" nga DASH, por sipas tij që të gjitha janë shpifje të fabrikuara nga zyra e kryeministrit Rama. Në përgjigjien e saj Kim tha se SHBA e ka shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Ky ishte mesazhi i qartë që ambasadorja dha nga Uashingtoni. 

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
PD-PS sinjale pozitive për uljen në tryezë për Reformën Territoriale? Yuri Kim ‘aprovon’ mbështetjen e saj: Ka punë për të bërë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shprehur mbështetur e saj për një prej shtyllave të aksonit të PD në legjislaturën e re parlamentare. Pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, Kim deklaroi se PD e presin shumë sfida përpara mes të cilave është edhe reforma territoriale. Kim tha se ka shumë punë për t'u bërë në vijim. 

“Pozita jonë për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar. Ka veprime që duhet ndërmarrë për tu siguruar që të kemi zgjedhjet më të mira të ardhshme dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore, ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin dhe kjo ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë para. Por nuk mund të bëhet para nëse njëra këmbë ka mbetur e bllokuara në të shkuarën”, tha Kim.

PS ndonëse nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, nuk e ka mbyllur derën për t'u ulur në tryezë bashkë me PD, për të diskutuar lidhur me reformën territoriale.

Ora 17:03
Kim i përgjigjet Berishës: Nuk ecet përpara me një këmbë në të shkuarën, PD do dalë më e bashkuar nga tranzicioni! Kush do të verë kundër SHBA-në me shqiptarët, gabohet

Ambasadorja Yuri Kim i ka dhënë një përgjigje akuzave të Sali Berishës duke thënë se PD nuk mund të ecë para dhe të bëhet më e fortë nëse mbetet e bllokuar me një këmbë në të shkuarën. Ndërsa nxitja e popullit kundër SHBA-së, Kim tha se kjo nuk ka për të ndodhur dhe  kushdo që beson se mund të vendosë SHAB kundër shqiptarëve gabohet rëndë.

Kim, i ktheu përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte shprehur se vendimi për përjashtimin e tij cenonte sovranitetin e partisë.

"Gjithashtu e kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë dhe është në proces tranzicioni, por shpresojmë të dali më e fortë dhe e bashkuar dhe të dali në një opozitë që të mund të fitojë sërish zgjedhjet.  Dëshiroj të konfirmojë se për sa i përket Ëashingtonit jemi serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht partisë, nivelit dhe rangut se ku ndodhet. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo se ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë, është e gabuar dhe ofenduese. Doja t'u kujtoja që në 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhduket nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë de të bëhet më e fortë. I vetmi ndryshim ndaj ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e  fortë dhe sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptareve po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju  e keni gabim", tha Kim.

Ora 16:47
Kim zbardh takimin me Bashën, i jep ‘porositë’ e SHBA: Ndava diskutimet në Washington, të angazhuar për të punuar me PD! Demokracia, një parti opozitare që lulëzon

Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin me Bashën. Mes të tjerash, ambasadorja Kim tha pas kthimit nga Uashingtoni, ishte shumë e rëndësishme që të shkonte në PD, për të ndarë me kryetarin Basha atë që ka mësuar atje pra diskutimet me shefat e saj për të bashkëpunimin me PD.

“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë përfshirë shtëpinë e bardhë departamentin e drejtësisë. Pata mundësinë  që tu jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mië për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në pd për ta ndarë atë që kam kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë shba ka pasur marrëdhënie të fortë me pd që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur pd hypi në pushtet për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.