Ditën e hënë më 6 korrik shefi i qeverisë Edi Rama ka thirrur në takim të gjithë kryetarët e bashkive që u zgjodhën në 21 qershor. Më tepër sesa për fituesit e majtë ky takim që do të zhvillohet në ambjentet e kryeministrisë ka vlerë për kryetarët e bashkive që garuan për koalicionin e djathtë. Deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nga PD për praninë e 15 bashkiakëve të djathtë në këtë takim. Disa prej tyre janë shprehur jo zyrtarisht pozitivisht, duke theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi me qeverinë qëndrore për nevojat e qytetarëve. Ndërsa disa të tjerë janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion për këtë takim dhe se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga kryeministri.
Por pavarësisht pretendimit për mungesën e informacionit takimi I së hënës në kryeministri është fakt dhe tashmë PD duhet të ketë një qëndrim të qartë. Me shumë gjasa sic ka ndodhur deri tani në të majtën dhe në të djathtën qëndrime të tilla janë të centralizuara dhe nuk lihen në vullnetin individual të gjithsecilit kryetar bashkie. Për këtë arsye them që PD duhet të jetë e qartë rreth pranisë së bashkiakëve të saj në këtë takim. Jo për faktin se në tryezën e kryeministrit do të zgjidhen hallet e qyteteve që përfaqësohen nga bashkiakët e djathtë por për të promovuar një tjetër simbolikë shumë të rëndësishmë në këto zgjedhje pas asaj që nisi me pranimin e humbjes dhe urimin e kundërshtarit.
Dua të ndalem pak në këtë fakt sepse për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve pluraliste në këtë vend disa kandidatë humbës të djathtë apo të majtë kryen gjestin qytetar të njohjes së rezultatit dhe urimit të kundërshtarit. Në pamje të parë duket një gjest shumë naiv dhe I parëndësishëm por për demokracinë tonë të brishtë përbën një simbolikë shumë domethënëse . Fakti që ky gjest shfaqet në politikën tonë 24 vjet pas rënies së komunizmit tregon se në cfarë niveli demokracie jemi aktualisht. Por pavarësisht këtij realiteti , ky gjest sado I vogël në numër duhet përshëndetuar dhe evidentuar si një nga simbolet më të bukura të këtyre zgjedhjeve.( këtu padyshim merita më e madhe i takon disa kandidatëve të djathtë me në krye Halim Kosovën në Tiranë). Në fund të fundit zgjedhjet në një vend normal dhe demokratik përbëjnë një garë elektorale dhe jo një luftë elektorale. Si në çdo garë ka një fitues dhe nje humbës dhe pasi përfundon gara humbësi uron dhe përshëndet fituesin. Kaq e thjeshtë duhet të jetë dhe gara elektorale.
Por le ti kthehemi takimit të së hënës ku kryeministri Rama ka ftuar të gjithë kryebashkiakët e rinj të vendit. Në këtë takim ku do të jenë padyshim të gjithë bashkiakët e majtë vallë a do të jenë ata të djathtë? Kjo është një pyetje të cilës më tepër përgjigje duhet ti japë lideri I PD z.Lulzim Basha sesa vullneti I 15 bashkiakëve të djathtë.
Personalisht mendoj që PD duhet ta pranojë këtë ftesë për ti dhënë një mesazh të qartë kryeministrit se fryma e bashkëpunimit në shërbim të qytetarit duhet të predominojë frymën e konfliktit.
PD e Lulzim Bashës me praninë e bashkiakëve të djathtë në këtë takim ka shansin ti tregojë Kryeministrit Rama se gabohej kur në fushatë I kërkonte qytetarëve se nuk duhet te votonin kandidatët e djathtë sepse ata kanë mentalitetin e bllokimit dhe jo bashkëpunimit. Të gjithë e mbajmë mend një nga historitë më të artikuluara të kryeministrit në fushatë kur ai I referohej një bashkiaku të djathtë që donte ta takonte për projektet e qytetit por kishte frikë të shkonte në kryeministri sepse e shikonin ata të PD-së. Kjo histori thënë me nuanca humori nga goja e kryeministrit u bë kali I betejës mes dy palëve që akuzonin njëra-tjetrën. Kryeministri Rama dhe të majtët e shfrytëzuan këtë histori për ti thënë elektoratit që të mos votonin kandidatët e djathtë sepse edhe po të zgjidheshin, ata nuk do të guxonin të bashkëpunonin me qeverinë në të mirë të qytetarëvë, por do të mbanin qëndrimet bllokuese të selisë blu.
Nga ana tjetër lideri I opozitës Basha dhe të djathtët shkuan deri aty sa akuzuan Kryeministrin Rama për qëndrime bolshevike ku të gjitha votat duhet ti shkojnë partisë deri në rrënim të sistemit demokratik. Në këtë kontekst takimi I së hënës merr një rëndësi të vecantë pavarësisht vlerës simbolike të saj. Nga njëra anë PD dhe bashkiakët e saj duke marrë pjesë në këtë takim kanë mundësi ti tregojnë kryeministrit Rama se gabohej rëndë kur akuzonte opozitën për mungesën e frymës bashkëpunuese në të mirë të qytetarëve. Jo vetëm kaq por bashkiakët e djathtë do të jenë të detyruar të bashkëpunojnë edhe me ngushtë me qeverinë dhe mazhorancën pasi kanë humbur të gjitha këshillat në 14 nga 15 bashkitë fituese. Vetëm në Shkodër e djathta ka fituar shumicën edhe në këshill ndërsa në 14 bashkitë e tjera të zgjedhurit e djathtë do të jenë të detyruar të bashkëpunojnë me këshilltarët e majtë. Gjithashtu ndarja e re administrative-territoriale e ka bërë akoma më të nevojshëm bashkëpunimin mes qeverisë qëndrore dhe asaj lokale pavarësisht se kush është në pushtet .
Nga ana tjetër edhe Kryeministri Rama ka shansin te tregojë se të paktën deri në vitin 2017 nuk do të mbajë qëndrim diskriminues ndaj bashkiakëve të djathtë dhe se do të bashkëpunojë me ta për cdo projekt në interes të qytetarëve. Vetë ai dhe shumica e majtë e kanë paraqitur ndarjen e re territoriale si një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra deri tani që do ti japë një zhvillim të ri cilësor vendit ndryshe nga parcelat e deritanishme ku komunarët e vjetër kishin abuzuar pa fund. Kryeministri e di shumë mirë se pa bashkëpunimin me të zgjedhurit lokalë në ato 15 bashki që do të drejtohen nga opozita asnjë projekt I rëndësishëm nuk do ecte përpara . Në këtë kuadër edhe kryeministri Rama ka shansin të tregojë se synon të bashkëpunojë ngushtë jo vetëm me bashkiakët e majtë por edhe me ata të djathtë në të mirë të vendit. Por deri tani përvoja e 23 viteve ka treguar se cdo palë në qeverinë qëndrore ka bllokuar ose ka injoruar palën tjetër në qeverinë lokale dhe e kundërta.
Ndaj takimi i së hënës është një ogur i mirë se gjërat mund të ndryshojnë dale ngadalë ashtu si gjesti I atyre pak humbësve që uruan rivalët e tyre. Të presim deri të hënën për të parë nëse kemi bërë një tjetër hap përpara me këto zgjedhje apo do ti rikthehemi sërish konfliktualitetit absurd të politikës në dëm të qytetarëve.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com