1663079898_Screenshot4.jpg

Qeveria e Kosovës ka reaguar për takimin e Albin Kurtit me kryeministrin Edi Rama. Zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu thotë se në fokus të bisedës ishte sfida energjetike.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kurti erdhi me urgjencë, takim dy orë ‘kokë më kokë’ me Ramën te 'Vila 31' në Tiranë! Zbardhet fokusi i bisedës