Takimin me diasporën në Greqi të dielën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e komenton si një shfaqje për të kënaqur egon e kryeministrit Edi Rama me sa më shumë pjesëmarrje, pasi në të vërtetë sipas Bashës, keqqeverisja është arsye pse shqiptarët kanë lënë vendin.
'Tani që ka zbrazur Shqipërinë, po shkon tek eksporti i tij, po shkon te diaspora. A po shkon vallë te diaspora? Se lajmet e fundit tregojnë se i ka mbledhur 55 kryetarët e bashkive dhe u ka dhënë kuota, bashkitë e vogla nga 50, bashkitë e mëdha nga 100 për të mbushur stadiumin. Pse? Që të ndihet mirë Edi Rama. Dhe të eksportojë edhe më shumë shqiptarë. Dhe kryetarët e bashkive, duke nisur nga ky i Elbasanit, që kanë harruar se çfarë është shërbimi ndaj qytetarëve, i janë kthyer në vegla të shfaqjes së “one man show” të Edi Ramës, shfaqje me një njeri, që nuk bën më të qesh për asnjë njeri. Bën të qaj shumë nëna dhe baballarë, prindër fëmijësh.
Po shkon atje ku i ka përzënë shqiptarët, atje ku vazhdon t’i përzë shqiptarët, për t’ju thënë çfarë? Që pas 4 palë zgjedhjesh premtuime për votën e diasporës, se bën votën e diasporës. Aq më pak votën preferenciale apo siç njihet në popull listat e hapura, apo votimin elektronik, apo barazinë e votës. Pse? Sepse qëllimi nuk është të përmirësojë jetën e shqiptarëve. Kjo është më kriminalja nga të gjitha. Edi Rama e di se çfarë po bën. Skalionet e larta të partisë socialiste nuk kanë asnjë dyshim se çfarë po bëjnë. Siç e tregojnë vjedhjet e me ËhatsApp në skandalin e inceneratorëve, apo në skandalin e bashkisë së Tiranës. As frikë nuk kanë pasur nga ligji, dërisa erdhi SPAK.'- tha Basha.
Për Bashën, socialistët dhe demokratët e Rithemelimit që bashkuan votën për amnistinë penale, janë bërë bashkë për të goditur reformën në drejtësi.
“Rama dhe kjo qeveri, por të përqafuar nga ata që me mandat të marrë nga votat tuaja, flijuan interesat e demokratëve, flijuan interesat e shqiptarëve dhe bashkuan votat për të liruar zyrtarët e korruptuar dhe të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, duke mbajtur në procedim penal protestuesit demokratë dhe protestuesit në tërësi kundër korrupsionit. Partia Demokratike është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, për t’i dhënë fund pabarazisë së ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar të korruptuarit shqiptarë, të korruptuarit e kësaj qeverie atje ku e kanë vendin, para ligjit dhe prapa hekurave. Ai dhe marionetat e tij e ulin diskursin e debatit publik dhe s’duan që të ndërgjegjësohen se e keqja është produkt i keqqeverisjes së Ramës, dhe jo nga zoti”, tha Basha.
Deklaratat, Lulzim Basha i bëri nga Elbasani ku mori në Kuvendin Zgjedhor të degës për zgjedhjen e kryetarit mes dy kandidaturave Naim Meta dhe Bledar Xhindi dhe kryesisë së degës.
Naim Meta është zgjedhur Kryetar i degës së PD në Elbasan, përballë kandidatit tjetër Bledar Xhindi. Meta, kryetar grupseksioni në Bradashesh dhe pjesë e strukturave të demokratëve prej vitesh.
Z.Basha, nuk ka sens qe Rama t'ju kerkoje bashkiakeve te Shqiperise kuota per te mbushur stadiumin ne Greqi, kur ka dege PS ne Greqi qe mund t'a bejne shume lehte kete gje me admirues e militante nga rradhet e emigracionit ne Greqi.Se dyti,/mbushja/ e stadiumeve eshte nje praktike qe e keni bere dhe ju te tjeret me pare.Se treti,vertet qe voten nuk ua ka dhene,kjo eshte dhe arsyeja qe i ka varur gjithe shpresat tek emigrantet ne vende te tilla si Greqia me shoke,se shpreson qe t'i vijne e t'a votojne /in person/.
PërgjigjuNjeriu ka karakter por kur nuk ke iden se cfar gket ,nuk ka sesi te besoj njeri. Lul te rrish vet se je njeri koti
PërgjigjuTi Bash legeni je per burg dhe duhet ti besh shoqeri Salit ,Metes dhe Rames dhe gjithe shokeve tuaj djathtas dhe majtas!
PërgjigjuLuli prit edhe 6 dite se po te afrohet pervjetori mor cun
PërgjigjuJU komentusit e me poshtem i rrufshit Lulin Lulit, se 90% nga Shaiperia kan ardh.
PërgjigjuPerfundimisht idiot e palaco si askush!
PërgjigjuBasha i therret mendjes apo jo cfare thua.Ka plot gjera te tjera per te bere opozite po jo kete.
PërgjigjuPas zotin O Lulo,kur do ikesh nga politika se vetem mufka flet.Je bere qesharak komplet.
Përgjigju