SERBI- Daçiç ka konfirmuar se takimi i radhës në Bruksel me Thaçin do të mbahet më 7 nëntor.
Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë mund të arrijnë marrëveshje të mërkurën e ardhshme, për hapjen e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd.
Burime të “Express” kanë treguar se kjo marrëveshje mund të ndodhë në takimin e radhës, që do të mbahet mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.
Sipas “Express” mundësia për pajtimin e Thaçit dhe Daçiçit për hapjen e zyrave në të dy kryeqytetet është e madhe, duke parë gatishmërinë e liderëve të të dyjave vendeve për arritjen e marrëveshjeve të vështira.
Hapjen e zyrave ndërlidhëse e kanë kërkuar edhe Sekretarja Clinton dhe Baronesha Ashton gjatë takimeve që kanë pasur me Daçiçin në Beograd dhe me Thaçin në Prishtinë.
Gatishmërinë e Beogradit për të diskutuar tema të rënda e ka konfirmuar të enjten edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë një takimi që ka pasur me drejtorin për Zgjerim të BE-së, Stefano Sanino.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com