E premtja e çdo jave 4 vite më parë u përzgjodh nga ish-kryetari i Bashkisë Lulzim Basha si dita e takimit me qytetarët.

Ndonëse këto takime duhet të miratoheshin në fillim nga administrata, Basha i priste qytetarët i rehatuar në zyrën e tij, në praninë e drejtorëve përkatës, në varësi të problemit që qytetarët kishin. 

lulzim basha takime

Përfshi këtu ata qytetarë që e kishin zgjedhur dhe ata që nuk e kishin votuar. Zgjidhej apo jo halli i tyre kjo mbetej vetëm në kuadrin e fotolajmeve në rrjetet sociale si dhe në faqen e Bashkisë, por gjithsesi ata që kanë pasur shqetësime e dinë më mirë përgjigjen e kësaj pyetje.

Basha nuk është më në krye të Bashkisë, pasi më 21 Qershor ai vendosi të largohet nga Kryebashkiaku që i priste qytetarët të Premteve duke mos rikandiduar, ndërkohë që zgjedhja e tij për këtë garë doktor Halim Kosova, humbi.

Angazhimet si kreu i Opozitës dhe fushata elektorale bënë që Basha të neglizhonte qytetarët të Premteve dhe takimi i fundit i postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook daton 5 muaj më parë, në shkurt të 2015-ës.

Sot është e Premte, zyrtarisht mungon një ditë e cila do t'i kushtohet qytetarëve nga Kryebashkiaku i ri Veliaj dhe pse ai ka bërë premtimin se do ti shërbejë qytetarëve 24 orë në 7 ditë të javës, ndërsa ish-Kryebashkiaku e vazhdoi ritualin e tij të takimeve por këtë herë jo me qytetarët por me ambasadorët në selinë e PD-së.

erion veliaj

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)