Takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel, opozita kërkon nga kryeministri i Kosovës që njohja reciproke të jetë qëllimi final i dialogut

Takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel, opozita kërkon nga kryeministri i Kosovës që njohja reciproke të jetë qëllimi final i dialogut

Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, partitë opozitare kërkojnë nga Kurti që qëllim final i dialogut të jetë njohja reciproke.

Sipas tyre, kreu qeveritar nuk duhet të devijojë përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm të jetë fokus normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Opozitarët kërkojnë nga ekzekutivi që t’i bindin edhe partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ndryshojnë qëndrim sa i përket njohjes reciproke si qëllim final të dialogut.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, thotë për KosovaPress, se qasja e qeverisë në dialog duhet  të jetë e mirë koordinuar me aleatët e Kosovës.

Duke folur për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur vitin e kaluar, deputetja Deliu, deklaron se Kurti nuk do të duhej as të diskutonte për një marrëveshje ku nuk është njohja de-jure në qendër të saj.

Kritika për devijim të procesit të dialogut adreson edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë për KosovaPress, se në Qeverinë Kurti nuk flitet më për njohje reciproke por vetëm për zbatim të marrëveshjes së Brukselit e cila sipas saj primare ka autonominë për serbët në Kosovë.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se kryeministri Kurti duhet të insistojë që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, pavarësisht marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel më 26 qershor e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre në këtë takim do të flitet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin Ohrit. Ky është i pari pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që ndodhi në shtator të vitit 2023. Pikërisht në shtator të vitit të kaluar ishte takimi i fundit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Vuçiq./Kosovapress

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë më 4 gusht, Report Tv siguron vendimin e Kolegjit Zgjedhor: Regjistrimi deri më 14 korrik, më 27 nis fushata elektorale

Zgjedhjet në Himarë më 4 gusht, Report Tv siguron vendimin e Kolegjit Zgjedhor: Regjistrimi deri më 14 korrik, më 27 nis fushata elektorale