
Për rreth dy orë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim në ‘Vilën 31’ në Tiranë. Kurti erdhi me urgjencë drejt Shqipërisë, ndërsa gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka zbardhur edhe fokusin e bisedës. Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.
Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t, ku kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim më 12 tetor.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kurti erdhi me urgjencë, takim dy orë ‘kokë më kokë’ me Ramën te 'Vila 31' në Tiranë! Zbardhet fokusi i bisedës










