Në konferencën e tij për media, kreu i PL-së, u pyet për takimin e tij për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe sa i përket marrëdhënieve me diplomaten dhe nëse kjo e fundit e kishte cekur aleancën e tij me Berishën. Meta u shpreh se marrëdhëniet me SHBA kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të jenë ndërsa sa i përket kreut të ‘Rithemelimit’, Meta preferoi t’i shmangej pyetjes.

‘Unë mund t’iu them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në forcimin e partneritetit bilateral, në plotësimin e detyrimeve tona si anëtar i NATOS. Dhe së treti sa i takon përshpejtimit të integritetit evropian që është një interes tjetër i SHBA. Dhe kemi patur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese, këtë mund të thosha.’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta zbardh takimin me Kim: I thashë se s'jam dakord me shpalljen e Berishës 'non grata', vepër e Ramës dhe Bashës! Nuk zgjedhim mes tij dhe SHBA-së (VIDEO)