TIRANË- Një mbledhje pa Kosovën e përfaqësuar si vend i Rajonit në Tiranë, kryeministri Edi Rama nuk e sheh si problematike, për aq kohë sa Shqipëria e kishte ftuar kryeministrin Kurti. Ai e komentoi shumë shkurt dhe i prerë mungesën e Kurtit në vilën 30 në Tiranë.

Por fokusi i konferencës së tij me gazetarët ishin bisedimet që u zhvilluan me liderët e Rajonit.

 Në prag të samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në tetor, kryeministri Rama ka bërë me dije se cili ishte fokusi i bisedimeve me liderët e vendeve të Rajonit.

Rama bëri me dije se BE-ja ka një plan të qartë financiar e ekonomik për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe prezenca e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhely ishte në kuadër të fokusit të bisedimeve, raportit të Shqipërisë me BE.

“Shqipëria do të mirëpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne u angazhuam me kancelarinë në Gjermani por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që ky samit të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që PB ka në bazën e vet.

Lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të BP por edhe për të hedhur një hap të rëndësishme me raportet tona me BE. E për këtë të dytën ne ishim sot në Tiranë edhe me Varhelyin. Dhe, për këtë diskutuam. Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta. Ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.”- thotë Rama.

Pyetjes për çështjen së hapur për Ahmetajn, Rama nuk u ndal gjatë, ai tha se reagimin e tij për dosjen voluminoze të SPAK për ish zv kryeministrit, e ka bërë me dije në videomesazhin e tij.

“Për të gjitha këto pyetje do të klikoni në faqen time në facebook dhe duhet t’i referoheni një mesazhi që kam dhënë.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i ardhshëm do të organizohet në Tiranë më 16 tetor 2023. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:33
Varhelyi: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyl garantoi përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

"Së bashku me Kryeministrat folën mbi Strategjinë e Re të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar që ta zbatojmë shpejt këtë plan" shkruan ai në twitter.

Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.

Invited by PM @ediramaal to Tirana to discuss how to accelerate the economic & social integration of the WB6.

Together with ????????????????????????????????Prime Ministers talked through the New Growth Strategy for the #WesternBalkans.

We are committed to carry out this convergence plan fast. pic.twitter.com/2Id5hyDFNZ

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 17, 2023

 

Ora 17:22
Mungesa e Kurtit në takimin informal, Rama: Ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi

 

Kryeministri Edi Rama preferoi që të mos e komentonte gjatë mungesën e Albin Kurtit në takimin me liderët e rajonit dhe komisonerin e BE-së. Rama tha se ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi.

"Nuk shoh asnjë interes, ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi", tha Rama.