Edhe ish-presidenti Nishani ka dalë kundër SHBA-ve duke thënë se ngërçi i krijuar në gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë lloj arsyetimi që të dërgohet në Komisionin e Venecias. Më herët Ambasada e SHBA në Tiranë sugjeroj që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe më pas opinioni i tyre të respektohet, por ish presidenti nuk është i të njëjtit mendim. Në një takim të zhvilluar ditën e sotme në orën 12:00 në Presidencë me Metën, Nishani është shprehur se i qëndron plotësisht veprimeve të ndërmarra nga Ilir Meta pasi sipas tij janë  veprime ligjore në bazë të Kushtetutës.

Ndër të tjera në deklaratën e tij pas takimit me Metën, Nishani është shprehur se në Presidencë është njohur me çështje të pa bëra publike të cilat e kanë tronditur . Ai tha se në këtë fakte të reja tregohet se si po tentohet të minohen kompetencat e Presidentit dhe se si po  tentohet të kapet Gjykata Kushtetuese.

"Një kaos dhe anarki dhe sulm të rëndë të kushtetutës. Prishje të balancave dhe goditje e ashpër e rëndë barbare publike ndaj Kushtetuetës dhe Reformës. Me aktin që ka ndodhur në kushtetuese ku kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm nuk njeh tagrin e Presidencës. U njoha edhe me disa cështje të pa bëra publike të Presidentit. Që tregojnë për një tendencë për të minuar Presidencën. Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. Proces i Reformës është sistem që shqiptarët po duan ta mbajnë gjallë. I takon presidentit të bëjë publike, por cdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës. " tha Nishani.

Ndër të tjera Nishani është ndalur edhe tek shkarkimi i Besnik Muçit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit duke thënë se Muçi ka te drejtë kur argumenton se ai nuk mund të shkarkohet dhe nuk do të heqë dorë nga detyra që i dha Meta si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Më herët Meta është takuar më vete dhe ka diskutuar gjatë e gjerë, me dy ish-presidentë, Rexhep Meidanin dhe Sali Berishën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Ngërçi Kushtetues/ Nishani: Nuk ka asnjë arsyetim që çështja të shkojë në Komisionin e Venecias (VIDEO)

Duke folur rreth ngërçit të krijuar në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ish presidenti, Bujar Nishani ka dalë në një mendim kundër me SHBA, duke thënë se çështja nuk duhet të shkojë tek Komisioni i Venecias.

Sipas Nishanit, Kushtetuta e Shqipërisë është bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe nuk ka asnjë arsyetim që çështja të dërgohet sërish atje.

"Nuk bëjë komente të asnjë ambasadori. I respektoj por është e rëndësishme që gjithçka mbi ven të jetë kushtetuta dhe ligjet. Komisioni i Venecias nuk ka asnjë lloj baze asnjë arsyetim. Komisioni i Venecias në rastin e Reformës në Drejtësi i ka dhënë rekomandimet e saj . Në bazë të tyre janë shkruar Kushtetutat. Këto tre çështje janë... Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë 3 Kuvendi, 3 Presidenti dhe 3 gjykata e Lartë.  E dyta, Anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti me pas sipas radhës. E treta anëtari i Kushtetueses fillon punën pas betimit tek Presidenti. Këto nuk kanë nevojë për interpretim pasi janë shkruar në kushtetute." tha Nishani.

Ndërsa i pyetur nëse Presidenti Meta është vënë nën presion, Nishani ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë.

"Nuk është presidenti nën presion. Në pikëpamjen time. Vërtetohet se presidenti nuk ka mundur të vihet nën presion. Por padyshim që mua më tronditën fakte të cilat janë nën ecurinë e kapjes së sistemit të Drejtësisë. Duke u munduar të infektojnë rëndë pavarësinë dhe profesionalizmin që është Kushtetuesja.  As për shpërndarjen e parlamentit nuk folëm. Është qartazi sot se Kuvendi nuk ka 140 deputetë dhe kanë shteruar të gjitha aktet kjo i takon më së pari Kushtetueses." tha Nishani.

Ora 12:43
Nishani: Besnik Muçi ka të drejtë, të mblidhet Kuvendi të shkarkojë njerëzit që zbatojnë Vettingun (VIDEO)

Nishani është shprehur se qëndrimi i Besnik Muçi është i drejtë. Ashtu si Muçi edhe Nishani ka deklaruar se anëtarit të Kushtetueses të emëruar nga Meta nuk mund t'i hiqet statusi që ka marrë pasi ai është betuar tek presidenti.
 
" Arsyetimi i tij është i saktë. Ai nuk ekziston më. Ne Gjykojmë procesin. Ai nuk ekziston më si prokuror që hetohet. Që në betimin e tij. Analiza morale shkon shumë gjerë. Cdo individ nuk mund të hetohet nga KPA. Skandaloze në çfarë situate janë njerëzit që zbatojnë vetingun. Kur një subjekt nuk ekziston më ata nuk kanë pasur ç'të hetojnë. Shikoni në çfarë niveli i kemi. Ata duhet shkarkuar nga detyra. Se kanë integritet skandaloz. Të mblidhet Kuvendi dhe të hetojë për të shkarkuar këta njerëz." tha Nishani.