Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord që përfaqësuesit evropianë të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave për paqen në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff pas bisedimeve që zhvilloi në Moskë me kreun e Kremlinit, së bashku me Jared Kushner.

Witkoff e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm përpara në procesin diplomatik, duke theksuar se vendet evropiane janë partnere të Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jenë pjesë e diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës.

“Evropianët do të bashkohen në takimin e ardhshëm, të cilin e konsiderojmë si një moment shumë të rëndësishëm, sepse ata janë partnerët tanë dhe është e rëndësishme për ne që të marrin pjesë”, deklaroi Witkoff, pas takimit në Kremlin.


Lajmi kryesor:

Witkoff dhe Kushner takohen me Putinin në Moskë, presidenti rus: Evropianët duhet të vendosin nëse duan paqe apo luftë