TIRANE- Ndoshta i gjithë ky dokument me shënimin lart sekret, do të vlente më shumë për një fragment fraze diku në fund të tij, ku Hekuran Isai, Ministër i Brendshëm në një takim me Ramiz Alinë në shtator 1990, artikulon se “janë asgjësuar të gjitha dosjet”.... Për çfarë dosjesh e ka fjalën?
Takimi mes tij dhe Ramiz Alisë me 22 shtator 1990, ka qëllim diskutimin e gjendjes së rendit në vend dhe punës që duhet të bënte Ministria e Brendshme. Ramiz Alia dhe Hekuran Isai flasin se si mund të fitohet simpatia e popullit, duke luftuar vjedhjet, dhe duke ruajtur sigurinë e publikut, pra duke shfaqur më shumë anën e policisë së shtetit që ruan rendin dhe duke lënë në plan të dytë luftën ndaj propagandës dhe agjitacionit dhe rolin e Sigurimit të shtetit në të.
/Shqiptarja.com