Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ditën e sotme ka shkuar në selinë blu, ku është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Takimi ka qenë i shkurtër ndërkohë që nuk dihet se për çfarë është biseduar konkretisht mes kreut të PD dhe ambasadorit të BE-së.
Ky takim i ambasadorit të BE-së, vjen vetëm pak orë pas takimit që Basha së bashku me aleatët zhvilloi mëngjesin e sotëm në Presidencë. Menjëherë pas këtij takimi ishte Presidenti Meta i cili doli krahë opozitës duke thënë se duhen zgjedhje të parakohshme.
" Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione." thuhet në reagimin e Metës.
Ndërkohë pak para takimit me Sorecën, Basha zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme suedeze. Pas këtij takimi në një prononcim për gazetarët Basha tha se në fillim të Dhjetorit gati propozimet për reformën zgjedhore.