Takimi Mogherini-Basha,Berisha:
Fitore!Ja ç’thonë mediat e huaja

Takimi Mogherini-Basha,Berisha:<br />Fitore!Ja ç’thonë mediat e huaja
Sali Berisha është entuziasmuar për faktin se Lulzim Basha ka mundur të takohet ditën e djeshme me kryediplomaten e BE, Federica Mogherini.
 
Sipas tij, ky takim është një fitore historike.
 
“Te dashur miq, takimi i Perfaqesues se Larte te BE per Çeshtjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Frederica Mogerini me kryetarin e opozites Basha eshte takim me Çadren e Lirise, eshte fitore historike e popullit te lirise dhe pushtetit te tij qe po lind!
 
Zhvilimi i ketij takim shenon gjithashtu deshtimin e plote te perpjekjeve te jashtezakonshme e primitive te Edvin Kristaq Rames, i cili nuk la gur pa levizur per te deshtuar kete takim dhe per te “izoluar”/”ndryre”Lulzim Bashen te vetmuar ne çader siç ishte betuar ai keto kohe bashkepunetorve te tij me te afert duke skermitur dhembet dhjetra here ne dite!
 
Takimi eshte historik sepse nuk u zhvillua thjesht me liderin e opozites por se u zhvillua pikerisht per ato shkaqet qe Edi Rama donte qe kurre te mos zhvillohej.
 
Ai u zhillua sepse Lulzim Basha tashme nuk perfaqeson vetem PD, nuk perfqeson vetem opoziten, por perfaqeson levizjen masive popullore te 18 shkurtit, levizjen e votes se lire, shpreses dhe besimit te shqiptareve tek vetja, e ardhmja dhe vendi i tyre!
 
Duke pershendetur perzemersisht kete takim me duhet t’i them piktorit deshtak se Çadra e Lirise dhe qeveria me maske te zeze karshi saj, jane realisht dy bote; njera qe po lind e qe rrezaton shprese dhe besim, jo vetem ne çdo skaj e qoshe te vendit qe Rama e shnderroi ne Kolumbi te Europes, por dhe ne metropolet e medha te Europes dhe Botes; Kurse tjetra qe po rrokulliset me shpejtesi jo drejt arkivave por ne koshin e plehrave te historise.
 
Prandaj Edvin beje gati vendin e azilit! Mos u tmerro. Mbaje shenim! Nuk ke pare gje akoma! Ky eshte vetem fillimi”
, shkruan Berisha.
 
Por çfarë tha vetë Mogherini, pas takimit me Ramën?
 
Ajo u shpreh se bojkoti i Kuvendit nga opozita, po bllokon reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit.
 
Këtë gjë e theksojnë edhe mediat prestigjioze të huaja.
 
“Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Europian i tha të premten opozitës shqiptare se bojkoti i Parlamentit po pengon integrimin e vendit në BE,” thekson Associated Press në fillim të shkrimit.
 
“Federica Mogherini u takua me zyrtarë dhe politikanë të lartë shqiptarë, të cilëve u kujtoi se reforma në sistemin gjyqësor dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira janë dy hapa të nevojshëm për të bindur anëtarët e BE që të nisin negociatat për anëtarësim të plotë të vendit në BE”, vijon më tej shkrimi. /TEMA

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)