Takimi në Bruksel mes Thaçit
dhe Daçiç, pa marrëveshje

Takimi në Bruksel mes Thaçit<br />dhe Daçiç, pa marrëveshje
BRUKSEL –Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i radhës sot, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç në Bruksel.

Palët nuk janë marrë vesh për funksionimin e gjykatave në veri dhe Thaçi e ka konfirmuar këtë në një deklaratë të shkurtër pas takimit.

Siç njofton korrespodenti i Grupit Koha në Bruksel, Augustin Palokaj, kryeministri serb Daçiç ka thënë se shqiptarët po insistojnë që Gjykata të jetë rajonale dhe të përfshijë edhe jugun e Mitrovicës, gjë që po kundërshtohet nga ana e Beogradit që do Gjykatë vetëm për komunat serbe në veri.

Takimi i radhës do të mbahet më 12 Shkurt.
 
Ndërkohë, pas takimeve bilaterale në Bruksel, ka nisur edhe takimi i treshes në mes të Catherine Ashton dhe delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi.
Në këtë takim do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjes së Prillit.

Ndërkaq Ashton, para takimit ka deklaruar se palët do të vazhdojnë bisedimet për zbatim të marrëveshjes së prillit.
 
“Takimi mbahet pas konstituimit të suksesshëm të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe palët do të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes së arritur në prill të vitit të kaluar, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Ashton në prag të takimit të sotëm, transmeton DW.

Kryeministri i Serbisë, Daçiç, thotë se në këtë moment nuk ka elemente të mjaftueshme për një marrëveshje të re dhe se në vazhdim do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.
 
“Duhet të përfundojmë bisedimet për aspektet juridike dhe statutin e bashkësisë së komunave serbe. Ka dhe çështje të tjera për të cilat ekziston marrëveshje parimi dhe të cilat presin zbatimin: si energjia, telekomi etj. Por ka dhe tema të tjera që duhet të hapen, si pasuria dhe pronat, pozita e Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimia kulturore. Në rend dite do të jetë edhe çështja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kushtet për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje. Të gjitha këto tema duhet të hapen në takimet e radhës”, thotë Daçiç.
 
Ky është takimi i 21-të i deritashëm i të dy kryeministrave, ndërsa i pari këtë vit, në të cilin pritet të diskutohet për aspekte të implementimit të marrëveshjes nga Prilli i vitit të kaluar.

THAÇI: SHPRESOJME TE KEMI TAKIM KONSTRUKTIV
 
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur shpresën se takimi i tij i sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, do të jetë “konstruktiv”.Duke folur para gazetarëve sot në Bruksel, Thaçi ka theksuar se “shpresojmë se do të kemi një takim që do të rezultojë me të arritura konkrete, në veçanti në fushën e funksionalizimit të sistemit të drejtësisë”, raporton REL.

Më tutje ai ka theksuar se do të vazhdoj diskutimi për hapat e mëtejshëm të impelementimit të të gjitha marrëveshjeve, “që i kemi arritur deri më tani në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se “tash, çështjet janë më të lehta, pas funksionalizimit të katër Kuvendeve Komunale edhe në veri dhe zgjedhjes së tre kryetarëve atje, ndërsa më 23 shkurt do të zgjedhet edhe kryetari i ri në veri të Mitrovicës”.

Aktualisht në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, po takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, ndërsa pas tij në radhë është takimi Ashton – Thaçi, e pastaj fillon takimi tripalësh, Ashton – Thaçi – Daçiç.
 
Redaksia Online
(b.g/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë