/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka pritur sot në një takim zyrtar, Christian Lange, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Reformat në drejtësinë shqiptare, statusi aktual i tyre, ecuria e deritanishme dhe strategjia ndërsektoriale për thellimin e reformave, kanë qenë disa nga temat e diskutimit mes ministrit Naço dhe Lange.
Në nisje të takimit, Naço ka bërë një prezantim lidhur me hapat e deritanishme të ndërmarra në kuadër të reformës në drejtësi, ndërsa ka theksuar se për arritjen e rezultateve konkrete lind nevoja e kontributit të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, vlerësimi i mendimit dhe i ekspertizës të shoqërisë civile si dhe i misioneve të asistencës së partnerëve ndërkombëtar, ndërveprimi i legjislativit me ekzekutivin, etj.
Gjithashtu, ministri Naço e informoi Lange edhe mbi planin për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Reformën Ligjore. "Jemi te vendosur për ndërmarrjen e reformave afatgjata dhe të qëndrueshme. Që kjo gjë të ndodhi lind nevoja e gjithëprfshirjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, sikurse rëndësi ka edhe pjesëmarrja e opozitës në këtë proces. Reforma ndër të tjera do të kalojë edhe ne filtrin e një komisioni të posaçëm, i cili do të ndërtohet mbi një formulë gjithëpërfshirëse. Për një proces reformues sa më të thellë do të lindi edhe nevoja e ndryshimeve kushtetuese, një vendimmarrje për të cilën është kërkuar edhe asistenca e Komisionit të Venecias", u shpreh ndër të tjera Naço.
Nga ana e tij, Lange u shpreh optimist lidhur me ndryshimet e ndodhura nga takimi i parë në Berlin me ministrin Naço, duke i konsideruar këto ndryshime si zhvillime mjaft pozitive. Lange evidentoi marrjen e statusit të vendit kandidat duke e cilësuar atë si një sukses për të gjithë shqiptarët por edhe klasën politike.
Lange vuri në dukje se Gjermania e ka mbështetur fuqishëm Shqipërinë në këtë proces, duke u shprehur pozitiv lidhur me vijimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, tregues i të cilave është edhe vizita e z. Lange në Tiranë.
"Sistemi i drejtësisë është i një rëndësie madhore për mundësimin e përafrimit me BE-në. Lidhur me reformat mendoj se ato duan kohën e tyre dhe efekti tek qytetarët kërkon një periudhë që të ndjehet. Për Gjermaninë dhe BE-në në tërësi nuk është i mjaftueshëm vetëm hartimi i ligjeve por edhe respektimi i tyre", u shpreh Lange.
Gjatë diskutimit, bashkëbiseduesit u ndalën edhe në nisjen nga puna të Misionit EURALIUS IV, me të cilin Ministri Naço garantoi nisjen e një bashkëpunimi të ngushtë, ndërsa shprehu vendosmërinë për hartimin e ligjeve në frymën dhe standardet e BE-së. "Projekti EURALIUS IV shpresoj që do t'ju ofrojë mbështetjen e nevojshme dhe uroj që ju ta shfrytëzoni siç duhet eksperiencën që do t'ju japi ky mision", tha Lange.
/Shqiptarja.com