Rama në Athinë, emigrantët: U ndjemë të përfaqësuar! T’i tregojë Mitsotakis forcën e shqiptarëve në Greqi! Përplasjet për Belerin na kanë ndikuar

Takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama është mirëpritur nga shqiptarët në Athinë. Pas përfundimit të aktivitetit shumë prej tyre shprehen optimist për këtë takim që siç thanë ata është i pari i këtij lloji.

Ndërsa e vlerësojnë këtë organizim si një mbështetje për ta, nga ana tjetër disa prej qytetarëve shqiptarë të pyetur nga Report Tv kanë treguar dhe sesi u kanë ndikuar përplasjet mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e Fredi Belerit duke sjellë vonesa në rinovimin e dokumenteve atje.

Prononcimet e qytetarëve për gazetaren e Report Tv Raziela Myslimaj

Qytetari 1: Shqipëria nuk gjen më si ky…

Qytetarja 2: I pari kryeministër që erdhi këtu në Greqi. Në 30 e ca vite nuk është parë asnjë që të shohë hallet e shqiptarëve çfarë kanë hequr dhe çfarë heqin… unë jam nga Tirana, kam 30 vite në Greqi. Kryeministër më i mirë seëRama nuk vjen më. Është i paparë në tërë botën jo vetëm në Shqipëri. Jemi krenarë që kemi një kryeministër të mrekullueshëm që zgjidh hallet edhe të shqipërisë edhe të shqiptarëve

Pyetje: Pse erdhët sot këtu, për të festuar mes shqiptarëve apo për ti adresuar ndonjë kërkesë Ramës?

Qytetari 3: Doja ti thoja Ramës që pavarësisht nga puna e mirë që ka bërë deri më sot duhet t'i tregojë mirë edhe njëherë Mitsotakis se forca e shqiptarëve në Greqi është një forcë e madhe edhe për shqiptarët edhe për grekët. Do i thoja Ramës që të vazhdojë të punojë që ti tregojë Mitsotakis që shqiptarët janë shumë herë më të fortë se ç’e mendojnë.

Pyetje: A do ndikojnë përplasjet e fundit me Greqinë te komuniteti shqiptar këtu?

Qytetari 3: Mendoj se e kundërta do të ndodhë. Dita ditës po e kuptojmë se ato fundërrina që po mundohen të prishin miqësinë me ne dita ditës do jenë më të vogël më të pakët më të pafuqishëm. Jetoj në Greqi prej 25 vitesh. Sot është dita më e bukur për mua dhe të gjithë shqiptarët

Qytetarja 4: Na pëlqeu. E ka bërë Shqipërinë shumë të bukur. Jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe që kemi Ramën kryeministër.  Përplasja mes Shqipërisë dhe Greqisë ndihet pak, te pjesa e dokumenteve hasim vonesa. Jemi 30 vjet këtu dhe kemi thjesht një copë letër.

Qytetarja 5: Jam e lumtur për Shqipërinë tonë. Kam 33 vjet që kam ikur por vendi im i parë është Shqipëria, i dyti është këtu. Përplasja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen Beleri ka ndikuar te ne. Kam 33 vjet me karta, tani nuk më kanë dhënë karta. Kam ngelur pa dokumente. I kam future dhe nuk po i marr dot. Mbase do rregullohet.

Qytetari 6: Sot ishte një ditë shumë emocionale. Pas kaq vjetësh kemi qenë jetim në Shqipëri. Tani na jepet rasti të vijë kryeministri jonë të na përfaqësojë dhe të ndihemi sikur kemi një njeri nga pas. Përplasjet mes dy vendeve për Belerin janë politike nuk ndikojnë te ne. Pjesa e dokumenteve kështu ka qenë gjithmonë, shumë të vështira.

Qytetari 7: U ngrita nga krevati për të parë Ramën, u kënaqa që e pashë, tani u shërova. Beleri vodhi votat. Nesër vjedh dhe bashkinë, tha eksperti. Aty brenda të rrijë. Jam dem babadem shqiptar dhe do mbetem shqiptar.

Përmes një fajlimi që zgjati më shumë se një orë, Kryeministri Rama i bëri një skaner marrëdhënieve shqiptaro-greke për të cilat tha se janë mijëravjeçare, teksa akuzoi politikën se ka futur përçarje mes dy popujve kaq shumë të lidhur. Rama foli për heqjen e ligjit të luftës nga pala greke, ndërsa dha lajme të mira si për pensionet, lejet e qëndrimet dhe bashkëpunimin ekonomik. Nuk munguan mesazhet për politikën në Athinë dhe Tiranë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/05/2024 03:32

    Jo /SIRI/i dashur, as ka qene as eshte,as ka per te qene ndonjehere Enveri makth.Makthi im eshte qe keta njerez pa e kuptuar as vete,po zevendesojne Enverin e vjeter me nje /Enver/ te ri,po krijojne nje kult individi dhe genjejne veten duke lidhur fatin e tyre me te,kur ne te vertete edhe ate respekt qe kane krijuar ne shtetin grek e kane fale kraheve te tyre,sjelljes e punes se tyre dhe jo fale politikaneve qe kujtohen per ta nje here ne 5-10 vjet, vetem per vota e per parate e tyre qe t'i investojne ne Shqiperi,pikerisht keta politikane qe i mbajne cadren si sejmene ndonje politikani te BE,apo u zgjasin doren e u luten t'i pranojne si te barabarte te tjereve,a thua se behet fjale per nje darke aristokratesh ku pranohen vetem ata qe jane me ftesa e vetem klasa e larte e jo per politike shtetaresh si te barabarte mes te barabarteve ne demokraci perendimore.Me shqeteson mendesia e ketyre njerezve qe u japin tere meritat politikaneve dhe asgje vetes,eshte mendesi qe krijon e mban ne pushtet populiste,ekstremiste,diktatore e autokrate,eshte mendesi qe con ne humbjen e respektit per veten dhe krijon mosbesim ndaj vetes dhe vetem pritshmeri nga /lideret supreme/.

    Përgjigju
  • Iris: 13/05/2024 03:56

    /Fol Enver te lumte goja,fol e mbro te drejtat tona!/ Deja vu again!

    Përgjigju
    • Siri: 13/05/2024 09:28

      Makthi juaj ishte dhe eshte enveri, hahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë