Takimi në Bruksel, Mogherini: Shqipëria duhet të thellojë reformat, Ministria e Brendshme të funksionojë normalisht

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini deklaroi në Takimin e Dhjetë të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit se Shqipëria ka një rol mjaft konstruktiv për dialogun në rajon e për këtë arsye, BE ka pritshmëri të larta. Ajo u shpreh se puna midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë do të vazhdojë, pasi edhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar kanë qenë të mira.

Shqipëria duhet të thellojë reformat që ka nisur dhe e rëndësishme është që reformat të zhvillohen përmes dialogut politik.

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian

Pyetjes ndaj dekretimit të lënë pezull të gjeneralit Sandër Lleshaj, Federica Mogherini iu përgjigj se Bashkimi Evropian e ka diskutuar çështjen në fjalë dhe se për të është mjaft e rëndësishme që Ministria e Brendshme të funksionojë normalisht dhe në mënyrë të pandërprerë.

Ministri i Punëve të Jashtëm, Ditmir Bushati iu siguroi vendeve të Bashkimit Evropian se Shqipëria është e vendosur në rrugën që ka ndërmarrë. "Jam i gëzuar që ka një ecuri përsa i përket reformave, sidomos Reformës në Drejtësi. Vettingu ndaj gjykatësve dhe prokurorëve ka sjellë frytet e para duke adresuar kështu mungesën e besimit që qytetarët kishin në institucionet e drejtësisë", u shpreh më tutje Bushati.

Teksa u ndal tek operacionet e fundit të policisë për goditjen e bandave kriminale, ai tha se këto zhvillime janë inkurajuese.

Operacionet për goditjen e bandave janë inkurajuese dhe më vjen mirë që përfaqësuesja e lartë e BE e përmendi këtë fakt. Instancat ligjzbatuese janë në një front. Do të vijojmë më teje dhe me zbatimin e ligjit për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Çështje e dytë të cilët ndajmë një pikëpamje të plotë me BE ka të bëjë me rolin e Shqiërisë në Rajon. Fakti që Shqipëria e linjëson qëndrimin e saj me BE nuk është proces mekanik, është një proces që buron nga zgjedhjet strategjike. Gjatë diskutimeve në takimin e 10-të stabilizim asoocimit, dhamë mesazhin për të mbajtur hapur derën për bashkëpunim me forcat politike. Jemi pro reformave. Me qershorin e 2019-ës bashkë me KE dhe vendet e BE të punojmë të gjithë sëbashku, që këtë histori ta kthejmë në histori suksesi.

Ditmir Bushati, Ministri i Punëve të Jashtëm

Ndërsa Komisioneri Hahn u shpreh se bashkëbisedimi me Shqipërinë është për t'u vlerësuar. Ai e cilësoi Reformën në Drejtësi si një pikë mjaft të rëndësishme në progresin e Shqipërisë, por cilësoi si të tillë edhe progresin e saj në fushën ekonomike. Hahn bëri thirrje që opozita të tërhiqet nga bojkoti i parlamentit, pasi vendet anëtare presin rezultate konkrete përpara se të hapin negociatat për anëtarësim, e sipas tij, rezultatet e kënaqshme mund të vijnë vetëm si produkt i bashkëpunimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur