Takimi në MPJ, Ambasada ruse:
Shtrembërim bisede, se pranojmë

Takimi në MPJ, Ambasada ruse:<br />Shtrembërim bisede, se pranojmë
TIRANE - Ambasada ruse ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në lidhje me konfliktin e ndodhur në 21 prill mes Kosovës dhe Maqedonisë. Në një deklaratë për shtyp të nisur për mediat thuhet se ambasada ruse ndiehet e habitur nga deklarata e shpërndarë dje për incidentin.

Sipas ambasadës ruse njoftimi i datës 22 prill nuk kishte asnjë lidhje me incidentin e ndodhur në Maqedoni sikundër është pretenduar edhe nga MPJ e Shqipërisë.

Ambasada e konsideron të papranueshëm shtrembërimin e thelbit dhe të karakterit të bisedës mes Ambasadorit rus dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë duke thënë se toni i deklaratës zyrtare nuk kishte asnjë lidhje me takimin miqësor të mbajtur mes dy diplomatëve.
         
Reagimi i plotë i Ambasadës ruse në Tiranë
Jemi të habitur nga deklarata zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë e publikuar në përfundim të takimit të Ambasadorit të Rusisë në Tiranë, z. Alexander Karpushin, me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe të MPJ-së së Shqipërisë, z. Sokol Gjoka, të zhvilluar më 27 prill 2015.
         
Në këtë deklaratë u shtrembërua njoftimi i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të MPJ-së së Rusisë të dt. 22 prill 2015 në lidhje me incidentin që ndodhi në Maqedoni. Ky njoftim nuk përmban asnjë akuzë ndaj shtetit shqiptar, ndryshe nga siç është pretenduar në deklaratën e lartpërmendur të MPJ-së së Shqipërisë. Madje, njoftimi i MPJ-së së Rusisë të dt. 15 prill 2015 mbi deklaratën e Kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama, për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, në lidhje me të cilin u iniciua takimi i Ambasadorit rus me z. Gjoka, faktikisht është në një linjë me deklaratën zyrtare të BE-së për këtë çështje.

E konsiderojmë të papranueshëm shtrembërimin e thelbit dhe të karakterit të bisedës së Ambasadorit rus me përfaqësuesin e MPJ-së së Shqipërisë. Toni i deklaratës zyrtare të Ministrisë nuk pasqyron aspak frymën e takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore. Në deklaratë nuk përmendet dialogu konstruktiv mes palëve mbi çështjet dhe perspektivat e marrëdhënieve ruso-shqiptare, të cilave iu kushtua pjesa më e madhe e bisedës. Është e rëndësishme të vihet re se qëndrimet e Rusisë dhe Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës nuk u trajtuan fare nga bashkëbiseduesit.
         
Do t’u rekomandonim autorëve të deklaratës të njihen me kuptimin e fjalës “shantazh” dhe të shmangin në të ardhmen përdorimin e saj të papërgjegjshëm dhe jokorrekt në deklarata zyrtare të dikasterit të politikës së jashtme.
         
Teksti i publukuar në faqen zyrtare të MPJ-së së Shqipërisë ka shumë pak të bëjë me bisedën e zhvilluar në të vërtetë mes dy diplomatëve. Dhe ky fakt të krijon përshtypjen se deklarata ishte shkruar para takimit të z. Karpushin me z. Gjoka.
         
Habinë akoma më të madhe na ngjalli reagimi ndaj deklaratës së MPJ-së së Shqipërisë i disa mediave të respektuara shqiptare. Këto media shkruan për një takim gjoja të zhvilluar më 27 prill 2015 midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Bushati, dhe Ambasadorit rus, z. Karpushin. E konsiderojmë krejt joprofesional lëshimin e pasaktësive të tilla.   


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në