Një nga akuzueset adoleshente të Jeffrey Epstein pretendon se ajo ishte përdorur si një “inkubator njerëzor” për të lindur fëmijën e pedofilit të ndjerë - dhe i porsalinduri me sa duket iu rrëmbye vetëm pak minuta pas lindjes.

Pretendimi, i cili u përfshi në dokumentet e fundit të Epstein, u zbulua në një shënim ditari ku përshkruhej se si adoleshentja lindi vajzën e vogël rreth vitit 2002, kur ajo ishte vetëm 16 ose 17 vjeç.

“Jam pa masë e thyer. Kisha vetëm 10 deri në 15 minuta kohë për ta mbajtur dhe për ta ushqyer para se ta merrnin”, shkroi adoleshentja, sipas faqeve të reja të publikuara.

Sipas dokumenteve zonja e Epstein, Ghislaine Maxwell, kishte qenë atje në kohën e lindjes, raporton New York Post.

Kush ishte Jeffrey Epstein

Jeffrey Epstein ndër vite u bë një financier amerikan, shumë i pasur dhe shumë i lidhur me njerëz të pushtetshëm. Zyrtarisht merrej me investime. Në realitet u bë i famshëm për një nga skandalet më të rënda të abuzimit seksual në dekadat e fundit.

Ai akuzohej se për vite me radhë kishte krijuar një rrjet trafikimi dhe shfrytëzimi seksual të vajzave të mitura. Vajzat rekrutoheshin me premtime pune apo parash dhe dërgoheshin në rezidencat e tij në SHBA, Karaibe dhe gjetkë.

Ajo që e bën çështjen edhe më të rëndë është rrethi i tij shoqëror. Epstein kishte kontakte të drejtpërdrejta me politikanë, biznesmenë, akademikë, figura mbretërore dhe njerëz shumë me ndikim ndërkombëtar. Kjo ngriti dyshime serioze se ai jo vetëm abuzonte, por edhe shantazhonte njerëz të fuqishëm.