Takimi Shkëlqim Cani-FMN
diskutohen zgjidhjet e krizës

Takimi Shkëlqim Cani-FMN<br />diskutohen zgjidhjet e krizës
TIRANË -  Ka përfunduar takimi i parë informues midis misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ministrit të ri të Financave Shkëlqim Cani e drejtuesve të tjerë të këtij dikasteri. Takimi u zhvillua në ministrinë e Financave për 2 orë. Delegacioni i FMN drejtohet nga Nadeem Ilahi, drejtor i Fondit për Shqipërinë, më seli në Uashington.

Pas ndërprerjes së marrëveshjes së fundit midis qevrisë shqiptare dhe FMN-së, nuk ka më përfaqësues të lartë të Fondit në Tiranë.Misioni i Fondit po zhvillon aktualisht takim me guvernatorin Ardian Fullani në selinë e Bankës së Shqipërisë.

Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Financave, dy delegacionet kanë biseduar lidhur me të gjitha temat shqetësuese të financave publike dhe ekonomisë shqiptare, duke nisur nga problemi i borxhit të rritur publik, të cilin qeveria e mëparshme e lejoi të kalonte mbi nivelin e mëparsahëm të detyrueshëm prëj 60 për qindësh. Ky borxh aktualisht ndodhet në nivelin e 64 përqindëve.

Misioni ka kërkuar të dijë lidhur me rrugët që mendojnë të ndjelin qeveritarët e rinj për uljen urgjente të deficitit buxhetor, duke rritur të ardhurat tatimore e duke ulur shpenzimet, të paktën deri në fund të këtij viti financiar. Po kështu, nga pala shqiptare u hodh ideja e kërkesës për financim prej Fondit Monetar, që do të zhvillohet më tej në takimet e ardhshme të FMN me zyrtarët e tjerë.

Ky takim i parë kishte karakter kryesisht informues.

TAKIMET E MISIONIT TE FMN
Misioni i FMN-së ka mbëritur dje në Tiranë dhe po konsultohet me qeverinë për politikat buxhetore, fiskale që do të ndjekë. Misioni do të ketë takime të posaçme me kryeministrin, ministrin e Financave dhe Guvernatorin e BSH-së.

"Pas krijimit të qeverisë së re në fillim të shtatorit, ka të ngjarë që të ndodhë një rishikim i buxhetit, ku do të qartësohen të dhënat e fundit. Për momentin, nuk mund të japim një përgjigje më të qartë të kësaj pyetjeje.

Gjithashtu, rishikimi i Kuadrit Makroekonomik e Fiskal për 2014 – 2016 ka të ngjarë që të kryhet në shtator”, ishte përgjigja e financave për pyetjet e FMN-së në korrik.

Tashmë që qeveria e re është krijuar dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka filluar punën, pritet që përgjigjet e pyetjeve të jenë më të detajuara.

Vizita e kësaj radhe e FMN-së lidhet kryesisht me rishikimin e buxhetit 2013 dhe buxhetin e 2014-s. Misioni do t’i bëjë publike konstatimet e tij në një konferencë për shtyp në datën 27 shtator.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë