Takimi Thaçi-Daçiç, Brukseli
përgatit "raundin e tretë"

Takimi Thaçi-Daçiç, Brukseli <br />përgatit "raundin e tretë"
BRUKSEL - Në Bruksel është zhvilluar dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë në përpjekje për të përgatitur raundin e ardhshëm të takimit në nivel të lartë politik, takimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiç që parashikohet të zhvillohet me 17 janar.

Siç bëri të ditur Maja Kocijancic, zëdhënëse e baroneshës Ashton, grupet që përfaqësojnë dy vendet janë duke u përpjekur të gjejnë zgjidhje për hollësitë për implementimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përkatësisht për doganat dhe mënyrën se si do të mblidhen taksat në pikëkalimet kufitare.

Ndërsa është njoftuar se takimi do të vijojë edhe të premten nuk janë dhënë shumë hollësi rreth takimit të së enjtes veçse është saktësuar se temë bisedimesh janë edhe tema të tjera të dialogut si energjia dhe telekomunikacioni.

Kocijançic nuk deshi të komentojë as platformën dhe rezolutën që ka miratuar Qeveria e Serbisë, duke thënë se nuk ka koment për ato. Për BE-në, sipas saj, është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë të jenë të përqendruar në mënyrë konstruktive dhe me përkushtim në dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

Sa i përket temave të dialogut, palët vazhdojnë të japin interpretime të ndryshme lidhur me mundësinë e mbledhjes së taksave në pikat e kalimit kufitar. Sipas autoriteteve serbe nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për këtë fakt,ndërsa Qeveria e Kosovës thotë se nuk ka pasur ndonjë pakt që serbët në veri të mos paguajnë doganë.

Burimet nga BE pohojnë se po kërkohet një modalitet, sipas të cilit, paratë që do të mblidhen në doganë të mund të shkojnë përsëri për nevojat e serbëve në veri të Kosovës, por vetëm përmes një buxheti të Qeverisë së Kosovës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit