Takimi Thaçi-Daçiç, pikat kufitare
1 dhe 3, do hapen më 10 dhjeto

Takimi Thaçi-Daçiç, pikat kufitare<br />1 dhe 3, do hapen më 10 dhjeto
BRUKSEL - Mbrëmjen e djeshme kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Daçiç u takuan për herë të tretë me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton. Zyra për shtyp e përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme lëshoi një deklaratë ku konfirmonte se takimi u mbajt në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

"Ne diskutuam mbi progresin e bërë në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve të IBM-së, (Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve). Dy kryeministrat konfirmuan konkluzionet e grupit të punës sipas të cilit pikat e kalimit kufitar 1 dhe 3 janë gati dhe do të jenë funksionale më 10 dhjetor", thuhet në deklaratë. Dy pika të tjera, përkatësisht ato me numrat 5 dhe 31 do të mund të hapen deri në datën 31 dhjetor. Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç kanë rënë dakord për caktimin respektivisht të një oficeri ndërlidhjeje. "Në këtë linjë, si pjesë e lehtësimit të dialogut, delegacioni i BE-së në Beograd dhe zyra e BE-së në Prishtinë do të krijojnë zyrat e koordinimit për oficerët", vijon deklarata e Ashton.

Në takim, kryeministri Thaçi ka konfirmuar se aktualisht është bërë e mundur ndërtimi i një njësie policore multietnike në Policinë e Kosovës e cila do të mund të mbrojë objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare. Të dy palët ranë dakord të gjenden mënyrat për të garantuar transparencën e mbështetjes financiare për komunitetin serb në Kosovë. "Duke vijuar në diskutimet e mbajtura në nivel teknik, kryeministrat ranë dakord të vazhdojnë punën në nivel ekspertësh sa i takon çështjeve të energjisë dhe telekomunikimit", konfirmohet në deklaratën e baroneshës. Ndërkaq takimi i katërt mes Thaçit dhe Daçiçit do të mbahet më datën 17 janar.

(Redaksia online)
(dm/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime