Takimi Thaçi-Vuçiç, të dielën në raundin e ri të bisedimeve në Bruksel
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen më 24 qershor në Bruksel, për dialogun e radhës, Kosovë-Serbi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen më 24 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut në nivelin e lartë politik, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Kabineti im ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e Federica Mogherini dhe po ashtu kemi pranuar ftesën nga zonja Mogherini për të vazhduar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë për të shikuar mundësitë e zbatimit të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe për të intensifikuar procesin e ri të dialogut, atë përfundimtar, të arritjes përfundimtare të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Takimi, që do të lehtësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini do të ketë në fokus diskutimin mbi marrëveshjet e arritura deri më tani, sfidat e zbatimin e tyre si dhe hapat e mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga presidentët e shteteve apo kryeministrat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve nga të dyja shtetet.
Fillimisht, bisedimet nisën me takimet në nivelin teknik në mars të vitit 2011. Por, ndërkohë, po me lehtësimin e Brukselit, u iniciuan edhe takimet në nivelet më të larta politike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Serbi/ Protesta masive nga studentët në Kragujevc, paralelisht Vuçiç mbledh qindra mijëra në Mitrovicë: Nënshkruhet 'Deklarata për Vojvodinën'
15 Shkurt, 20:35
-
Ministeriali në Bruksel, ministri Vengu takime me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe homologët: Vëmendje strategjike në rajon
14 Shkurt, 10:51
-
Vengu merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Shqipëria, fondet e shtuara për mbrojtjen do i fokusojmë në ringjalljen e industrisë ushtarake
13 Shkurt, 18:02
-
Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës
8 Shkurt, 19:58
-
Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar
7 Shkurt, 10:11
-
Të shtëna me armë në një stacion metroje në Bruksel
5 Shkurt, 13:47
-
Protestat në Beograd, gazetarja flet për Report Tv: Kërkohet qeveri teknike, Vuçiç dhe Brnabiç janë për zgjedhje të parakohshme
3 Shkurt, 12:03
-
Nën hetim për trafik ndërkombëtar kokaine, arrestohet Radja Nainggolan
28 Janar, 08:37
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38