Takimi 'Ti zgjedh'/ Erion Veliaj: Delegatët të bëjnë punën që opozita nuk e bën, në 2021 mandat të tretë me Ramën kryeministër

Në takimin e PS “Ti zgjedh”, kreu i Bashkisë së Tiranës ka folur rreth zgjedhjeve 16 nëntor duke thënë se ky muaj është një muaj historik për vendin dhe për Evropën. Duke kujtuar kështu rënien e murit të Berlinit dhe njohjen e Shqipërisë si shtet i Pavarur nga Konferenca e Londrës.

Ndër të tjera në fjalën e  tij, Veliaj ka 'thumbuar' edhe opozitën duke thënë, se tashmë qeveria e ka më të vështirë për të qeverisur pasi duhet të bëjë edhe kritikun e punëve që bën.

Veliaj ka shtuar se punën që duhet ta bënte opozita tashmë shpreson që ta bëjnë në një farë mënyre, delegatët që do të zgjidhen më 16 nëntor.

"Sot është data 9 nëntor ku ne fillojë garën tonë të re, qëllon edhe disa ngjarje historike. 1921 ne u njohëm si shtet nga Konferenca e Londrës. Tani kemi sfidën për njohjen e Shqipërisë në BE. Sot bëhen 30 vjet nga rrëzimi i murit të Berlinit. Por kemi plotë mure edhe tek ne. një socialist i vërteët lufton si të ishte beteja finale. Fatmir Xhafa më erdhi me listë të çdo poçi të djegur e çdo pusetë që mungon. Me Blerinën, Beni Plumbin, kemi qenë tek shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Me Rakipin kemi biseduar që të bëjmë urën e Kamzës që të dy qytetet të zhvillohen bashkë. Ne nuk kemi fituar betejën po nuk punuam. Puna e delegatëve është një nga punët më të rëndësishme. Do të doja që detyra e delegatëve të merret shumë seriozisht. Delegat është të marrësh besimin dhe ta sjellësh në tavolinën e debateve të vendimarrjes. Të kemi drejtimin si një familje 50 me 50 të barazisë gjinore. Garën e emancipimit ta kemi me veten tonë. Ne mundohemi të ngrejmë stekën tonë sa më lartë. Babain se kam e se kam, nuk kam të njohur, por nëse PS nuk do ta mbante hapur derën sdo ishim këtu sot. Mos harroni se delegatët e rinj do të hapin shanse në partinë tonë. Nëntori është historik. Jemi në një situatë shumë kritike për vendin. Është më e vështirë të qeverisësh pa kundërshtar. Sado me intriga dhe shpifje, opozita ishte një formë presioni, që të përmirsonim vendin. Por nëse e lëmë këtë vakum, do të binim në grackë. Delegatët të na e sjelli këtë forcë kundërshtie. Në vitin 2020 Tirana mbush 100 vjeç si kryeqytet. Në shekullin e dytë të kapin cdo gje të humbur. Tirana do të ketë rrugë, parqe teatro, Unaza. Teksa përgatitemi për mandatin e tretë me Ramën kryeministër." ka thënë ndër të tjera Veliaj.


Lajmi kryesor:

PS voton për delegatët më 16 Nëntor/ Bushati për Report Tv: Do kemi 4 forma zgjedhjesh, testojmë votimin elektronik


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja