Kryeministri polak, Donald Tusk, ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratave të Presidentit amerikan, Donald Trump i cili iu referua presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping, si “miq”.
Përmes një postimi në platformën X, Tusk shprehu pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si Trump iu drejtua dy liderëve, duke publikuar një mesazh të shkurtër, por domethënës:
“Zoti im, na ruaj nga miq të tillë”.- shkruan Tusk.
Reagimi i kryeministrit polak vjen nga Berlini, ku ai po merr pjesë në takimin e të ashtuquajturës “Aleanca e të Gatshmëve”, një grupim i aleatëve kryesorë të Ukrainës, që bashkërendojnë mbështetjen për Kievin në përballjen me agresionin rus.
Deklarata e Tuskut pasqyron shqetësimin e disa vendeve evropiane për afrimin dhe komunikimin publik të Trumpit me Vladimir Putinin, veçanërisht në një moment kur lufta në Ukrainë mbetet në qendër të diskutimeve të sigurisë evropiane.
-
Ndryshon shume termi superfuqi nga shtete te zhvilluara! Ne fakt Polonia ketu ka pare se superfuqite bejne ligjin ne Botë vendet e tjera janë ne plan te dyte ! Ndaj EU ose te zgjerohet dhe te ndertoje infrastrukture dhe votim me rotacion per shefen/in e BE ose te modernizoje teknologjjine dhe politiken e se ardhmes ! Polonia shtet G20 ka arrit shume por kur flitet per superfuqi eshte tjeter nivel ! Aktualisht 3-4 shtete kane pamje dhe strukturë superior superfuqi, shtetet e tjera vijne pas tyre! Mesa duket bota ndahet ne 3 pole , per 50 vitet e ardhshme , urojmë te kete edhe EU nje “pol” te katert ose do ngopemi me PR dhe panettone buké per vitin e ri ! Europa ka nevoje per lidership dhe Polonia mbetet “vrima e fundit “ e kavallit kur kemi France Itali Spanje UK Gjermani Nederland etj pra kjo politika moderne nxorri lidership “bythpamuk” pra made in cotton 100%! Sigurisht Franca uroj te ndryshojne Makaronizimin politik me nje lider te ri me origjin italiane ! Italianët punojne shume mire ne France.
Përgjigju









Komente
Komento