TIRANE - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, që do të mundësonte bashkëqeverisje në rrethanat e tanishme.
Thaçi kishte rënë dakord t'i jepte postin e zv/kryeministrit dhe 3 ministrive por jo atë të kryeministrit. Mesa duket kjo ofertë nuk është pranuar duke arritur në mosarritjen e koalicionit. Ndërkohë që pak ditë më parë flitej për një koalicion mes AAK dhe Vetëvendosje.
Në njoftimin për shtyp të AAK-së bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të prira nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar sot për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por nuk është arritur marrëveshje.
“Pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, AAK përsëriti se do të ofrojë kontributin e saj në adresimin e çështjeve siç thanë, me interes shtetëror: dialogu në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë; Reforma e sistemit zgjedhor dhe Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Si parti opozitare, AAK do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat politikë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, dhe për krijimin e rrethanave më të volitshme për Kosovën, për ta siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë politike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë, informon telegraf.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com