Takoi krerët e PSG-së dhe Macronin, Mbappe mohon marrëveshjen me Real Madridin! Presidenti francez 'thumba' sulmuesit

Takoi krerët e PSG-së dhe Macronin, Mbappe mohon marrëveshjen me Real Madridin! Presidenti francez 'thumba' sulmuesit

Kylian Mbappe, Macron dhe Tamim bin Hamad Al-Thani

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe thuhet të ketë mohuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Real Madridin, mes spekulimeve intensive se ai do të transferohet në kryeqytetin spanjoll nga vera që vjen.

Dje, mbrëmja ishte speciale për sulmuesin francez që mori pjesë në Elysee me rastin e vizitës së Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në pritjen nga presidenti i Francës, Macron.

Kampioni i PSG-së ishte pjesë e një liste prej 120 të ftuarish, të përbërë nga figura të shquara me lidhje me botën arabe. Gjatë ngjarjes, ka pasur një episod që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që i referohet thashethemeve të fundit të transferimeve që e shohin Mbappe te Real Madridi sezonin e ardhshëm.

Çfarë i tha Macron-Mbappesë?

Kur u përshëndet, Mbappe shtrëngoi dorën me Al-Thanin, me këtë të fundit duke i pëshpëritur diçka në vesh. Në atë moment Macron u afrua dhe nënvizoi duke buzëqeshur: “Do të na krijoni më shumë telashe”. Fjalia padyshim u dëgjua edhe nga emiri.

Precedenti mes Macron dhe Mbappe

Ka një precedent mes Macron dhe Mbappe, që lidhet gjithmonë me të ardhmen e futbollistit. Në një intervistë me Times në vitin 2022, ylli i Paris Saint Germain zbuloi një bisedë që kishte me Presidentin e Republikës së Francës: "Macron më tha: 'Unë dua që të qëndrosh. Nuk dua që të largohesh tani. Janë momente shumë të rëndësishme për futbollin francez  dhe në përgjithësi për të gjithë vendin". Dhe kështu mbeta te PSG. Sigurisht, kur presidenti ju flet me këto terma, ai mund t'ju mbushë vetëm me krenari", deklaronte në 2022 ylli i sulmit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas