Taksa 100 % kundër mallrave serbe sjell Hahn në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Taksa 100 % kundër mallrave serbe sjell Hahn në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn

Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitojë Prishtinën me ç'rast do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Kjo që u bë e ditur nga zyrtar të Bashkimit Evropian.

“Komisioneri Johannes Hahn do të jetë në Kosovë më 3 dhjetor. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe nënvizon nevojën për t'u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimeve që Kosova dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë zotuar”, thuhen në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë gazetës “Zëri'.

Komisioneri do të takohet me Presidentin Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Veseli, anëtarët e qeverisë përfshirë Kryeministrin Haradinaj, si dhe anëtarët e opozitës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK