Taksa e karbonit, si ishin efektet në fillim

TIRANE- Paketa e re fiskale, e cila hyri në fuqi në 1 janar të këtij viti, bëri që të rritet taksa e karbonit. Si rrjedhojë në fillim të këtij viti, taksa e qarkullimit për naftën dhe benzinën u rrit 17 lekë/litri nga 7 lekë/litri, që ishte më parë. Rritja e kësaj takse vlerësohet të sjellë 5.6 miliardë lekë shtesë për vitin 2014 për zërin “Taksa kombëtare”, në Buxhetin e Shtetit.
Karburanti në janar.

Ditët e para, që nga hyrja në fuqi e paketës së re fiskale, u shoqëruan me rritje çmimesh përsa i përket karburantit. Në fund të muajit dhjetor, në pika të ndryshme karburantesh, çmimi i naftës varionte midis 183-188 lekë litri. Gjatë javës së parë të janarit, çmimi i naftës varionte midis 186-189 lekë/litri. Mesatarisht, sipas këtyre të dhënave, çmimi i naftës u rrit me 2 lekë/litri. E njëjta gjë ndodhi edhe për çmimin e benzinës. Gjatë ditëve të fundit të vitit 2013, çmimi i benzinës varionte midis 187-188 lekë/litri, ndërsa në fillim të janarit ai varionte midis 188-199 lekë/litri. Pra mesatarisht, çmimi i benzinës u rrit me 6 lekë/litri. Në dhjetor Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se rritja e taksës, në një familje me konsum mesatar të karburantit, do t’i kushtonte vetëm 100 lekë më shumë në muaj.  

(Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com 5 mars 2014)
 Redaksia online 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë