“Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët. Përjashtohen banesat e familjeve të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Përjashtohen gjithashtu nga taksa e ndërtesës, ndërtesat kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme”, tha Braçe.
Pas miratimit të ligjit edhe në Parlament, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse por do të llogaritet mbi çmimet fiskale që janë në fuqi. Taksa e pronës do të vendoset në bazë të vlerës së pronës, duke u mbështetur në çmimet referencë që përcakton qeveria. Sipas parashikimeve të ligjit, qytetarët që kanë shtëpi më të madhe dhe ata që kanë në pronësi dy shtëpi do të paguajnë më shumë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO










