Taksa për mallrat serbe, zëdhënësja e BE-së Koçijançiç thirrje Kosovës: Hiqeni që të rinisë dialogu

Taksa për mallrat serbe, zëdhënësja e BE-së Koçijançiç thirrje Kosovës: Hiqeni që të rinisë dialogu

Maja Koçijançiç

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje sërish qeverisë së Kosovës që të heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë.

 

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas saj, BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndërkohë procesi i bisedimeve me Serbinë po vazhdon të jetë i pezulluar, pasi Serbia tashmë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në dialog deri në heqjen e tarifës. Por Qeveria e Kosovës, as pas presionit të ardhur nga ndërkombëtarët, nuk po është tërhequr nga vendimi i marrë më 21 nëntor 2018 për vendosjen e taksës në fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion