Taksa progresive, Rama: Bota
gjynah që s'dëgjon Berishën!
"Fatkeqësi për botën që nuk dëgjon dot kryeministrin tonë për të gjetur zgjidhjen e krizës ekonomike." Në këtë mënyrë lideri i opozitës, Edi Rama ka kundërshtuar deklaratën e bërë paraditen e sotme nga kryeministri Berisha në lidhje me taksën progresive, sipas të cilit kjo taksë është relike e doktrinës marksiste.
TIRANE- "Fatkeqësi për botën që nuk dëgjon dot kryeministrin tonë për të gjetur zgjidhjen e krizës ekonomike." Në këtë mënyrë lideri i opozitës, Edi Rama ka kundërshtuar deklaratën e bërë paraditen e sotme nga kryeministri Berisha në lidhje me taksën progresive.
Rama shkruan në Twitter: “Eh c'vete! Kryeministri paska gjetur arsyen e krizës botërore: Taksa Progresive! C'fatkeqësi për botën që s'ia degjon fjalën Kryeministirt tonë e s'del nga kriza!
Reagimi i liderit të opozitës vjen pasi kryeministri Berisha gjatë konferencës për investimet e huaja, tha se në themel të krizës ekonomike në botë qëndron taksa progressive, që sipas Berishës është vecse një doktrinë marksiste.
“ Një barrë tjetër rëndon mbi biznesin kudo në botë dhe kjo është barra fiskale. Qeveria shqiptare beson se taksat e ulëta janë zgjidhja, janë mjeti më i mirë për t’u mbrojtur nga kriza. E themi këtë, sepse nga kjo krizë e madhe e krijuar nga faktorë të shumtë – kriza është multifaktoriale – ka një dhe vetëm një rrugëdalje: të korrigjohen politikat e gabuara zyrtare dhe të mbështetet fuqishëm biznesi. Unë kam bindjen më të thellë se në themelet e kësaj krize qëndrojnë taksat e larta, taksa progresive. Nuk u nxorën kurrë mësime se nga marksizmi nuk mund të ketë të mira! Ndonëse në Europë, ai ra si sistem, taksa progresive u ruajt si një relikt i doktrinës marksiste. Taksë që imponon informalitetin; taksë që kufizon potencialet investuese; taksë që kufizon mundësinë e rritjes së vendeve të punës. Ndaj edhe ne vendosëm taksën e e sheshtë, me besimin më të madh se ky është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë dhe i biznesit në këtë vend. Këtu e shohim ne, rrugën përballimit të kësaj krize që ka pllakosur sot, rajonin e më gjerë.- deklaroi kryeministri Berisha gjatë konferencës për investimet e huaja në vendin tonë.
Ndërkaq në programin e PS për ekonominë, taksa progressive është një ndër elementët kyc për të zbutur varfërinë. Pikërisht kjo ide e PS ka përplasur disa herë në deklarata kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.9%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3065
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor, 16:22
-
Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës
26 Nëntor, 16:12
-
Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam
26 Nëntor, 16:09
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Inter pret RB Leipzig, Inzaghi: Kanë cilësi dhe janë të fortë
26 Nëntor, 16:05
-
Media: Armëpushimi në Liban do të hyjë në fuqi nga mëngjesi i nesërm! Hezbollah: Do jemi aktivë edhe pas përfundimit të luftës
26 Nëntor, 15:58
-
EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan
26 Nëntor, 15:47
-
Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin
26 Nëntor, 15:43
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA
26 Nëntor, 15:34
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33