Taksat, aktori Depardieu
dorëzon pasaportën franceze

Taksat, aktori Depardieu <br />dorëzon pasaportën franceze
FRANCE - Aktori francez Gerard Depardieu deklaroi se ka vendosur ta dorëzojë pasaportën franceze menjëherë pasi Kryeministri e kritikoi për faktin se u largua drejt Belgjikës për të t’iu shmangur taksave. Në një letër publike drejtuar një të përditshmeje ai akuzon Kryeministrin se po ndëshkon elementët e suksesshëm, krijues dhe të talentuar.

Javën e kaluar, aktori 63-vjeçar deklaroi se do të lëvizte drejt qytetit të vogël belg të Nechin, menjëherë sapo kalon kufirin me Francën. Kryeministri Jean-Marc Ayrault e përshkruajti këtë veprim si të shëmtuar. Për të ardhurat mbi 1 milion euro, taksat vitin e ardhshëm në Francë do të bëhen 75% ndërsa në Belgjikë ato janë 50%.

"Së paku duhet të respektohem. Të gjithë ata që e kanë lënë Francën nuk janë sulmuar aq sa unë", thotë Depardieu në të përjavshmen Le Journal du Dimanche. Më tutje ai vazhdon duke thënë se po largohet pasi qeveria socialiste e konsideron suksesin, krijimin, talentin, diçka që duhet ndëshkuar.

Depardieu pretendon se gjatë karrierës së tij të gjatë ka paguar 145 milionë euro në sistemin e taksave në Francë.

(eç/dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës