Veç taksës së banesave, në draft ekspertët e Financave parashikojnë që edhe taksa për ndërtesat që përdoren për qëllime biznesi të jetë dy herë më e lartë se ajo e ndërtesave për qëllim banimi.
TVSH
Një nga ndryshimet që me siguri do të debatohen është ai në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Këtu kemi një një, po një numër ndryshimësh, duke nisur nga ulje, zerime, por edhe rikthim në regjimin e TVSH-së të shërbimeve që ishin përjashtuar më parë.
Heqja e TVSH-së parashikohet të propozohet për ilaçet, që të hynte në fuqi nga 1 prilli i vitit të ardhshëm. Në këtë pikë, ekspertët arritën në konkluzionin se futja e 10% TVSH për medikamentet solli, ndryshe nga sa premtoi qeveria Berisha, rritjen e çmimit të tyre më se 14 për qind. Po kështu, parashikohet të hiqet TVSH për njësitë akomoduese, si mbështetje fiskale për sektorin turistik.
Në të dy rastet, do të ishte më korrekte të përdorej shprehja “TVSH me nivel zero”, në vend të “heqje e TVSH”-së, pasi kjo e fundit do të përjashtonte ndërmarrjen e një sektori nga sistemi TVSH, por edhe do të bënte për të të pamundur të shkarkonte TVSH-në e objekteve të blera nga biznesi i madh.
Reklama
Edhe ndërmarrjet që përdorin reklamën, kryesisht media, duhet ta gjykojnë me kujdes rifutjen e TVSH-së për reklamën në to në nivelin e presupozuar të 10 përqindëve. Nga një anë, parashikohet rritje e kostos së reklamës për ata që e sjellin atë në media. Por, nga ana tjetër, media, që ishte e përjashtuar nga sistemi TVSH, tani do të ketë të drejtën të shkarkojë TVSH-në për investimet e veta, që i bënte duke blerë me TVSH pajisje e shërbime të shtrenjta. Ajo që duhet të ngulmohet me forcë në këtë rast nga grupet e interesit, mendimi i të cilëve do të merret patjetër, është ulja në një nivel njëshifror, pra në 1, 2 apo 3 për qind maksimumi.
Edhe sektori i librit dhe ai i shtypshkronjave supozohet të rikthehet në TVSH me nivel 10%.
Rikthehet, edhe më “fuqishëm” TVSH-ja për arsimit. Niveli do të jetë ai normal: 20%. Ndërkohë, ende nuk ka një ide të qartë lidhur me heqjen apo subvencionimin e produkteve ushqimore.
Akcizat
Kafeja do të shtrenjtohej më shumë nga të gjitha mallrat e akcizës, në rast se do të miratohej edhe në Kuvend varjanti i parashikuar nga financierët e qeverisë. Kjo, pasi akciza për kafenë e pjekur duhet të kalojë nga 60 në 120 lekë për një kilogram, duke u dyfishuar, por edhe duke ndikuar dukshëm në rritje të ndjeshme të çmimit të saj. Rritje duhet të ketë edhe vera e pijet e tjera alkoolike, deri në 30 për qind të akzicës, ndërkohë që subjekteve të birrës në vend u hapet një dritare ndihmëse: akcizën e saj do të paguajnë vetëm ato ndërmarrje që prodhojnë më shumë se 200 mijë hektolitra në vit, ku nuk hyn asnjë nga pesë firmat që operojnë në Shqipëri.
Transaksioni
Deri tani një firmë mund të kryente pagesa në dorë deri më 300 lekë të reja, por paketa parashikon uljen e shifrës minimale të pagesave me bankë në 150 mijë, në mënyrë që të të njihen si shpenzime të zbritshme për efekt taksash.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
Rikthim në regjimin e TVSH-së
- Rivendoset TVSH mbi reklamat në masën 10%
- Rivendoset TVSH mbi librin e shtypshkrimet në masën 10%
- Rivendoset TVSH në arsim në masën 20% në tetor 2014 ose 2015
- Rivendoset TVSH për kompanitë hidrokarbure në masën 20%
- Ulet TVSH për hotelet në nivelin 10%
- TVSH në nivel zero për ilaçet nga 1 prilli 2014
- TVSH në nivel zero për njësitë akomoduese jo-hoteliere
- Lëndët e para bujqësore: Subvencion për fermerët ose nivel zero
- Produktet e “shportës”: Subvencion për konsumatorët ose nivel zero
- Cigare: nga 70 në 90 lekë për kilogram
- Verë e pije alkoolike: Rritje 30%
- Kafe e pjekur: nga 60 në 120 lekë për kilogram
- Birra: Vetëm kompanitë që prodhojnë më shumë se 200.000 hektolitra në vit
- Xhiro deri në 2 milionë lekë në vit taksë fikse
- Xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit 7.5%
- Biznesi i madh 10-15%
- Koncesionarët 20%
- Nafta e gazi 50%
- Dyfishohet taksa për ndërtesë me qëllim biznesi
- Dyfishohet taksa për shtëpinë e dytë të të njejtit pronar
- Rritje 15% për mineralet dhe naftën
- Varjanti i parë: nga 7 lekë për litër për naftën e benzinën, në 12 lekë për naftën dhe 11 lekë për benzinën
- Varjanti i dytë: 14 lekë për naftën dhe 14 lekë për benzinën
- Niveli më i ulët i njohur si i zbritshëm kalon nga 300 mijë, në 150 mijë lekë
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com