Taksat për ujin, Shkupi anulon
reciprocitetin doganor ndaj Kosovës

Taksat për ujin, Shkupi anulon <br />reciprocitetin doganor ndaj Kosovës
SHKUP - Me propozim të ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini, qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Republikës së Kosovës, si masë të përkohshme mbrojtjeje me vendosjen e taksës doganore shtesë për ujin dhe tubat me saldim që importohen nga Kosova në Maqedoni.

Këtë vendim qeveria e Shkupit e kishte marrë në përgjigje të vendimit nga qeveria e Kosovës për taksimin doganor prej 35 për qindësh për çimenton që eksportohet nga Maqedonia.

Tarifa doganore për ujin ishte rritur 40 për qind dhe ajo për tubat me saldim 15 për qind. Eksporti i çimentos nga Maqedonia drejt Kosovës ishte në vlerë 24 milionë dollarë, importi i ujit 1.7 milionë dollarë, kurse i tubave 2 milionë dollarë, theksojnë burime zyrtare maqedonase.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë