Ndoj thotë se këto subjektet janë të regjistruar fiktivisht por nuk ushtrojnë aktivitet dhe kjo është një problem, pasi gjenerojnë taksa përsa kohe janë të regjistruar, por pamundësia e pagesës ka bërë që debitë të shtohen në kurriz administratorëve të këtyre bizneseve.
“Gjatë këtij viti kemi pas mbylljen e mbi 100 subjekteve, që faktikisht nuk ushtrojnë më aktivitetin në territorin e Bashkisë Lezhë, pavarësisht se në qendrën e regjistrimit të biznesit ekzistojnë si subjekte aktive. Gjenerojnë taksa, por faktikisht janë të parikuperueshme, sepse ata kanë mbyllur aktivitetin jo zyrtarisht, por fizikisht dhe nuk ndodhen fare në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë shkuar në vendet e tjera, por për mungesë informacioni ata nuk e kanë mbyllur zyrtarisht biznesin”, tha Ndoj.
Numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin gjatë këtij viti në Lezhë rezulton shumë herë më i lartë se një vit më parë, çka do të thotë se taksat kanë qenë të papërballueshme per ta.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










