Taksim profesioneve të lira? Braçe: Do të bëjë drejtësi fiskale, duhet tatim progresiv për të gjitha të ardhurat

 

Qeveria ka nisur prezantimin e ndryshimeve ligjore në Tatime, që për herë të parë prekin edhe profesionet e lira. Skema aktuale që i trajton profesionet e lira si biznese të vogla, pra që nuk paguajnë as TVSH dhe as tatim mbi fitimin dhe kjo pritet të ndryshojë. Për deputetin socialist, Erion Braçe kjo do ta bënte tregun më të ndershme por sipas tij duhet të avancohet edhe më tej. Braçe propozon që çdo e ardhur duhet të mblidhet dhe t’i nënshtrohet tatimet progresiv.

"Ku është drejtësia që dikush që bën 2-3 punë, një punëtor krahu që punon 2 punë i mblidhen tgë ardhurat dhe taksohet, që e kalon 8% dhe një tjetri që pavarësisht sa realizon tatohet vetëm 8%. Pse ndodh kjo? Po atij që realizon të ardhura nga qiraja pse nuk i mblidhen të ardhurat dhe të tatohet? Këto para mungojnë në buxhetin e shtetit. Rregullimi është thjesht mbyllje e një vrime që shkaktonte informalitet. Mjafton vetëm thjesht rregullimi? E bën ligjin të drejtë vetëm kjo? Për mua jo! Drejtësia do të ishte që çdo e ardhur të mblidhen të gjitha bashkë dhe tatohen në shkallë progresive. Kështu do të vinim në respektim të parimit që kush fiton më shumë paguan më shumë. Kjo kërkon deklarim real të çdo të ardhur. Drafti që është shpërndarë për konsultim natyrisht që nuk i përfshin këto. Këtu dallojmë ne të majtët me të tjerët. Në rast se do të kemi drejtësi fiskale do të kemi edhe konkurrencë më të ndershme dhe më të mirë", tha Braçe në Report Tv. 


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve, Braçe: Ka abuzime, Bordi po humb funksionin! Kemi varësi nga importi, duhen masa urgjente! Taksë profesioneve të lira? Sjell drejtësi fiskale


K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion