Taksimi i dyfishtë i
bizneseve është drejt heqjes
Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tatimin e dyfishtë me Kosovën, si një masë lehtësuese mes bizneseve të të dyja vendeve.
TIRANE- Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tatimin e dyfishtë me Kosovën, si një masë lehtësuese mes bizneseve të të dyja vendeve. Burime zyrtare nga Ministria e Financave thanë për "A1 Report" se dje me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës, Shqipëria ka vendosur të heqë barrjerën e tatimit të dyfishtë që bizneset e dy vendeve paguanin në të dyja doganat respektive. Kjo marrëveshje do të ndiqet automatikisht edhe nga pala kosovare, ku që këtej e tutje, të gjitha bizneset apo subjektet që i nënshtrohen pagesës së tarifave doganore, për çdo produkt apo shërbim, do të paguajnë vetëm në njërën doganë dhe do t'i nënshtrohen vetëm një kontrolli doganor, respektivish vetëm në një pikë doganore në varësi të lëvizjes nga një shtet te tjetri.
InterkonjeksioniPërpos marrëveshjes për të hequr taksimin e dyfishtë, ndërtimi i intekonjeksionit energjitik me Kosovën bëhët gjithmonë e më shumë një realit. Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 102 vota pro marrëveshjen me KfË-së për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV me Kosovën. Marrëveshja parashikon një ndryshim në Marrëveshjen e huasë dhe projektit mes Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave, Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), si agjencia e zbatimit dhe bankës gjermane KfW, të projektit “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë), miratuar në parim nga Qeveria në 22 janar 2014.
Linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë është me rëndësi strategjike, pasi Shqipërisë, që importon energji elektrike për të plotësuar nevojat, i mundëson qëndrueshmëri importi dhe shfrytëzim optimal të burimeve të saj energjiteke plus atyre të Kosovës. Por vlera shkon përtej Shqipërisë dhe Kosovës, pasi realizimi i projektit i shërben rajonit dhe më gjerë. Ndërtimi i linjës 400 Kv Tiranë-Prishtinë përmirëson sigurinë me kosto efikase të furnizimit me energji elektrike në Shqipëri dhe përmbush kushtet për një treg të integruar të energjisë në Evropën Juglindore.
Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50